E Diel, 1 Nëntor 2026

nderr vere rikthen en skene Vikena Kamenica

“Ëndërr vere” rikthen ne nje bashkepunim mexosopranon Vikena Kamenica dhe pianisten Merita Tërshana Rexha në një duo-koncert në skenën e Universitetit të Arteve. Ky recital i Kamenices percolli te publiku pjese nga më të mirat e kompozitorëve që vijnë nga anë të ndryshme të globit, Francë, Austri, Spanjë, Amerikë, Rusi. Te dy artistet i kemi parë së bashku një vit më parë në “Udhëtim dimri”  me një program 24 këngësh nga poeti gjerman Wilhelm Muller, të kompozuara nga Franz Schubert në 1827. Ndërsa ne koncertin recital erdhen  me “Ëndërr vere”, me një program më të butë, më intim, që rrok vepra nga autorë si Schubert, Massenet, Tchaikovsky, Saint-Saens, Gershwin. “Janë pikërisht ato “çoroditje” të bukura, ëndërrimtare, që pothuajse çdokush nga ne i kalon në net të nxehta vere!” thotë mexosopranoja Vikena Kamenica. Për Kamenicën, kjo është me të vërtetë një periudhë ëndërrimesh. Ajo tashmë është një nënë e re, e gëzuar me një vajzë prej gjashtë muajsh. Dhe qysh atëherë, dita e saj ndahet mes vajzës dhe provave në studio, pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit apo në Universitetin e Arteve. brenda një kohe të shkurtër mexosopranoja jo vetëm u ngjit në skenë, u shfaq nëpër shoë televizivë, por vjen edhe me ide të reja e punë individuale, që kërkojnë një impenjim të madh. Koncert u prit me entuziazëm nga publiku ku i dhuroi emocione te ndryshme per me shume se nje ore.
Jo më kot ngjitja e saj në skenën operistike duket si një fat i paracaktuar. Që prej vitit 2002, kur u bë pjesë e stafit të Teatrit të Operës, ajo ka realizuar disa projekte dhe karaktere te vecanta te operave te famshme boterore. Këto role,te interpretuara sukseshmem e kanë ndihmuar të krijojë një profil të sajin artistik. E njohur për natyrën aktive, Kamenica nuk mund të ketë vetëm një jetë lirike. U bënë disa vite që operën e ka primare në gjithë aktivitetin dhe karrierën e saj. Sigurisht pa e anashkaluar muzikën e lehtë, atë jazz, aktivitetet, televizionet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›