Digjitalizohen veprat e Capote

Libri “Mëngjesi në Tiffany” (Breakfast at Tiffany’s) i autorit Truman Capote, sipas të cilit u xhirua edhe filmi i njohur me Audrey Hepbern në rolin kryesor, gjatë kësaj jave do të fitojë versionin e tij elektronik (e-book).
Veç tij, në formate digjitale do të publikohen edhe dy veprat e tjera të Capote, romani “Harfa nga Bari” (The Grass Hapr) dhe përmbledhja e tregimeve të shkurtra “Muzika për Kameleonët” (Music for Chameleons).
Nga ana tjetër, Shtëpia Botuese Random House planifikon që brenda një kohe të shkurtër të ribotojë edhe veprat e tjera të Capote, përfshirë këtu romanin e famshëm kriminalistik “Me Gjakftohtësi” (In Cold Blood).
Ndryshe, shkrimtari amerikan Truman Capote, veprat e të cilit konsiderohen klasikë e letërsisë moderne, ka vdekur në vitin 1984, në moshën 60-vjeçare.