E Diel, 1 Nëntor 2026

Yaya Toure mund ta lë Cityn

Eksperienca e Yaya Toures në Manchester City mund të ketë jetë të shkurtër. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mund të largohet nga klubit anglez gjatë verës. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Dimitri Seluk.

“Yaya i ka dhënë gjithçka ka mundur Cityt. Ai ka nevojë për motive të reja. Për të interesim kanë shfaqur Bayern Munichu dhe Chelsea. Por, të shohim nëse edhe Barcelona do të futet në lojë”, deklaroi Seluk për tabloidin britanik The Sun.

Ditë më parë, Toure thoshte se ëndërron që një ditë të rikthehet në Barcelonë, ku e kaloi pjesën më të mirë të karrierës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›