Feja në Kosovë

Për të shënuar 1700-vjetorin e kësaj beteje, në Prishtinë janë mbledhur historianë, studiues, teologë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, të cilët prej datës 15 deri më 17 maj, në Universitetin Amerikan në Prishtinë, midis tjerash, do të diskutojnë edhe për religjionin dhe politikat në Kosovë. Konferenca organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahje financiare nga Fondacioni Tony Blair dhe Ambasada e Norvegjisë.
“Duke i sjellë historianët dhe akademikët, sikurse edhe përfaqësuesit e komuniteteve religjioze, në një institucion akademik kosovar të akredituar në SHBA, i cili është etnikisht i përzier, i pavarur në aspektin akademik dhe rigoroz, që shërben si hapësirë neutrale për dialog ndëretnik, konferenca do të tentojë të demonstrojë që studimi i historisë duhet të jetë në ndjekje të së vërtetës sado e pamundur që mund të jetë për të kapur preokupimet e kohës”, thuhet në një njoftim në websajtin e këtij universiteti.
Në mesin e atyre që do të flasin në këtë konferencë janë edhe studiues të njohur si Ivo Banac nga Universiteti Yale, Adam Seligman nga Universiteti i Bostonit, Andras Riedlmayer nga Universiteti i Harvardit, Anna di Lellio nga Universiteti i New York-ut, Zef Mirdita nga Universiteti i Zagrebit, Ger Duijzings nga UCL Shkolla e Studimeve Sllave dhe Europës Lindore etj.