E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diktatorët tanë, aq sa deshi Zoti

Vargje nga Arben Duka

Kërko sa të duash

Ti në rruzullim

Por nga ne shqiptarët

Nuk gjen burrë më trim

Turku500 vjet

Kërbaçin na tundi

Na pushtoi të parët

E na la të fundit

I thamë Italisë

Çdo këtu moj vromë

Kurorën e Zogut?

Ta bjemë vetë në Romë

Dhe u nisën trimat

Posna nxorrën bojën

Tani babë e mbret

Do kishim Savojën

Dhe shkuan në Romë

Trimat më të marrë

Mbetën pa flamur

Poishin krenarë

Në dyzetekatrën

Ky aksion u mbyll

Hoqëm Liktor-Spatat

Dhe vendosëm yll

Pesëdhjetë  vite rresht

Yllit ju përkulëm

Pastaj me gjithë shtizë

Flamurin e shkulëm

Ishimkryetrima

Veç si trima folëm

Dhe nga komunizmi

Krejt të fundit dolëm

Ska mor jo në botë

Ska si  ne shqiptarët

Për vendin e fundit

Kemi qenë të parët

Ne jemi krshnikët

Me zemër baroti

Diktatorët ndenjën

Aq sa deshi Zoti

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›