Historia e djeshme del në sipërfaqe dhe lëviz ujërat
Tragjedia e “Katër të Radës”. 1997, qeveriste e majta Italiane, por ai që shkoi në Brindisi ishte “Silvio Berluskoni, që mes lotësh tha “ja, këto janë gjëra që nuk duhen lejuar të ndodhin më në vendin tonë. Ju kërkojmë falje”...
Ishte ora 7 e darkës e datës 28 mars të 1997, e premtja e Pashkëve. Në Shqipëri ishte “lufta civile”, e ndezur prej firmave piramidale. Njerëzit arratiseshin nga ana tjetër e kanalit të Otrantos, në Itali, paranoja e pushtimit shqiptar po ngrihej: pikërisht në atë mëngjes Irene Pivetti jo më Legiste me teserë partie, por në shpirt po, i deklaronte gazetës Corriere della Sera, me një egërsi të paparë për një ish-kryetare Parlamenti, që Shqiptarët duheshin hedhur në det. Hapej kështu stina e kthimeve të refugjatëve. U tha, u bë. Në orën 18, 57 “katër i Radës” një anije e vogël e nisur nga Vlora e mbushur përplot me refugjatë u godit nga një anije ushtarake Italiane, e quajtur Sibilla, dhe zhytej në ujë: 57 të vdekur, mbi të gjitha gra dhe fëmijë, 24 të humbur dhe 34 të shpëtuar. Sa për të kujtuar, në atë kohë në Itali, qeverisnin socialistët. Që nuk dërguar asnjë përfaqësues në Brindisi, midis refugjatëve të shpëtuar. Çuditërisht shkoi Silvio Berlusconi, që mes lotësh tha “ja, këto janë gjëra që nuk duhen lejuar të ndodhin më në vendin tonë. Ju kërkojmë falje”. Dhe pastaj i ftoj të gjithë të mbijetuarit të shkonin në shtëpinë e tij, në Arkore, dhe hoqi orën e dorës dhe ia dhuroi një djali. Kjo faqe e historisë sonë dhe asaj italiane gjendet në librin e titulluar “Mbytja, vdekje në Mesdhe”, të gazetarin shkrimtar Alessandro Leogrande, zv. Drejtor i revistës së dytë letrare në Itali, “Lo Straniero”, i Huaji.
Çështja “katër të Radës” e riparë 15 vjet më vonë, një çështje që pret ende vendimin e Gjykatës së Kasacionit Italian, paraqet analogji me atë që po ndodh në Libi. Thotë Leogrande “ nis një luftë civile në një ish-koloni italiane, ndaj së cilës së pa pauk duhet të ndjehemi pak të përgjegjshëm dhe duhet të ndjehemi –dhe Italia kufizohet në kërkimin e të kuptuarit kush do të fitojë diatribën dhe do të vendosë aktin e kthimit të refugjatëve, duke ditur mirë në çfarë konsiston kjo gjë. Jemi të paaftë për të qenë të mëdhenj, grandeur. Por jemi të aftë për të fundosur, të manipulojmë, të depistojmë, mbi të gjitha në situatat më të mëdha sesa ne”. Që, në ato ditë, ishin të mëdha: në frontin e brendshëm, ku Lega Nord (Lidhja e veriut) i frynte zjarrit të pushtimeve barbare nga Adriatiku; në frontin e jashtëm, po niste misioni i paqes “Alba” i OKB-së në Shqipëri, dhe qeveria nuk mund të dilte kundër Forcave të Armatosura me një hetim të ashpër mbi përgjegjësit e mbytjes së anijes. Që kishim aplikuar veprime të parë kurrë më parë të “harassment”, të papërgatitura disa orë më parë hyrjes në fuqi të një taktike “kthimi” të fortë, si lëshimi i litarëve në helika, dhe mbi të gjitha, ishin përgjigjur ashpër ndaj dhjetëra refugjatëve në ikje e sipër nga një ferr, dhe në krah kishin fëmijët e tyre, dhe armë apo kriminelë. “Ishte një problem histerie, por të një histerie të ftohtë, në zinxhirin komandues midis Romës dhe Tarantos, që para drejtoj operacionit dhe pastaj largoj përgjegjësinë nga vetja”, komenton Leogrande. “Dhe fakti më i habitshëm është që disa vendime, që pastaj dolën fatale, nuk mund të jenë marrë në det, në nxitimin e aksionit, nga zyrtarët e Sibillës ose nga era në det: ato urdhra janë dhënë nga lart, nga centralet operative, qindra ose mijëra kilometra larg nga ajo pjesë deti, ku u konsumua tragjedia”.
Për të shkruar këtë libër, Leogrande ka vuajtur, sepse ka shkuar në Shqipëri për të folur me të mbijetuarit dhe ka kuptuar traumën e mbytjes që nuk del. “ të mbetet brenda sepse hyn thellësia, mbytja, vdekja që të qëndronte pranë, dhe fakti që si heronj notuan mbi 200 metra në det të hapur larg anijes. Dhe të afërmit, pleqtë, të shkujdesur dhe të mashtruar nga avokatët janë kujtesa e një të kaluarën të mjerueshme dhe turbullues, pra dy herë viktima: Shqipëria në paqe dhe moderne nuk do të kujtojë ato paturpësi”. Janë zhdukur ose manipuluar disa regjistrime të telefonatave midis qendrave operative dhe anijeve. Jo komplete është dhe filmimi i manovrave të anijes Sibilla. Dhe është likuiduar edhe i vetmi dëshmitar që thyente murin e heshtjes së ngritur nga Shtabi i përgjithshëm i marinës. Të pandëshkuar admiralë, kurse janë dënuar me dënime të lehta, kapitenët e Sibillës dhe ai i Katër të Radës, sikur të ishte një aksident rrugor dhe jo një tragjedi. Ngjan si një çështje e Ustikës, dhe për faktin që koincidon me numrin e viktimave: 81. Dhe si të gjitha misteret dalin në sipërfaqe Shërbimet.,të materializuar në figurën e një kundër-admirali që është kujdesur për punën e Leogrande. “Kuptohej që ishte një hafije, një kaq i informuar mbi librat e mi, ose ishte një maniak ose një spiun”.
Marrë nga Revista “Il Venerdi”