E Diel, 1 Nëntor 2026

Dikur i bënte Ronaldinho, sot po i bën Coutinho

Talenti ndoshta më i madh në botën e futbollit, fenomeni brazilian Coutinho po mahnitë të gjithë me aftësitë e tij në Liverpool. Supertalenti brazilian, 20 vjeçari Coutinho që nga transferimi në Liverpool ka arritur që të dëshmoj veten duke qenë në disa ndeshje lojtari më i mirë për The Reds.

Lëvizjet e Coutinhos po krahasohen me ato që dikur i bënte Ronaldinho në Evropë. Nëse bëjmë një krahasim, Coutinho brenda 6 ndeshjeve ka bërë më shumë asiste bashkë sa talentë të njohur si Oscar, Cleverley e Chamberlain. Pasimet e tij me kokë anash, driblimet fantastike, shpejtësia e tij dhe imagjinata në fushë janë ato që po bijnë në sy tek Coutinho.

Një ndeshje fantastike asi brazilian e pati edhe ndaj Newcastle ndërsa në analiza përsëri u komentua fakti se si një president si Morati ka mundur të lëshoj një talent aq të madh të futbollit.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›