E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat e orientimit të Partisë Socialiste

ALFRED ÇAKO

Kur Partia e Punës së Shqipërisë ishte në një udhëkryq të gjithanshëm ekzistencial në fillim të vitit 1991, Ramiz Alia ishte i gatshëm të bënte jo vetëm negociata të fshehta e publike, por edhe çdo lloj kompromisi me përfaqësuesit kryesorë politikë të anës perëndimore të Perdes së Hekurt. Eksperimenti i sistemit komunist, i ngritur nga vetë Elita si rezultat i projektimit të formulës së adoptuar hegeliane: problem, reagim zgjidhje (ose krijo dy palë konfliktuale që popujt e trembur ti kërkojnë zgjidhjet sipas formulave të Elitës), rezultoi i dështuar. Një armik tjetër ideologjik i Perëndimit po hidhte dora-dorës shtat-hijen e vet: islami. Atëbotë, R. Alia, i gjendur përballë shembullit më të keq të Çausheskut, nuk dinte se nga tia mbathte dhe kujt tia jepte pushtetin.  Ndoshta atij nuk ia kishte treguar Enveri se mandatin qeverisës edhe anës lindore të Perdes së Hekurt ia kishte dhënë Elita dhe ata nuk ishin aq të pavarur sa çdukeshin, pasi kontrolloheshin në dukje nga qendra e pushtetit të Lindjes, të caktuar nga elita, Moska (nëpërmjet Rumanisë), edhe pse popullit i thuhej ndryshe, sikur ne ishim kërthiza e botës, se spyesnim për asnjë krah të Perdes dhe nuk ishim as Lindje, as Perëndim. Si më inteligjenti dhe më i vjetri politikan i Byrosë komuniste, Ramizi e kuptoi se nuk ishte koha për tu shtyrë me brirë me ustallarët e mëdhenj, ndaj ai bëri siç i thanë në linjat kryesore dhe veproi si mundi në aranxhimin e anarshisë që kishte kapluar vendin si rezultat i adaptimit të filozofisë së re, politikë e sistemit qeverisës. Një nga gjërat kryesore që kuptoi Ramizi atëbotë ishte fakti se ai njohu babanë e vërtetë të pushtetit komunist, zbuloi ku ishte burimi i fuqisë së saj e, kësisoj, nga kishte ardhur leja 45-vjeçare për të sunduar në këtë cep të globit. Ai e kuptoi se ky baba (Elita) nuk kishte ndërmend ta shfaroste fizikisht birin e vet ilegjitim, por thjesht ta edukonte pak, ti bënte pak grim partisë-shtet, duke ndërruar skenarin dhe aktorët e ta lejonte të ishte përsëri prezent e i rëndësishëm në lojën e re pluraliste. Vetëm se kjo do të kryhej me 2 kushte: që të kishte vëmendje ndaj prioriteteve dhe orientimit politik të saj dhe, së dyti, linja gjenetike e Byrosë së fantaksur pas Moskës dhe Beogradit të mos kishte më në dorë frenat e kësaj partie të re, qoftë dhe për opinion. Tashmë Shqipëria po hynte në krahun perëndimor të ish-Perdes dhe Ramizi, i rigjallëruar nga shpresa e re ekzistenciale, i kreu detyrat nga forma me korrektësi: ai filloi tërheqjen e vet personale të butë, i ndërroi emrin Partisë së vet të Punës të orientuar për 50 vjet nga sllavo-komunistët dhe Kina (në PS); u përpoq të sillte një grup miks në lidershipin e ri, të cilët në përgjithësi nuk kishin ndonjë lidhje të fortë gjenetike me ish-punistët e Byrosë. Emra të tillë si Nano, Ruçi, Pëllumbi, Hajdaraga, Meta, Majko, Lakrori, Legisi, Dokle, Meksi etj., të kujtonin një grup njerëzish besnikë ndaj kauzës së vjetër, kryesisht intelektualë, me prejardhje nga shtresa e mesme e inteligjencies komuniste apo edhe me eksperiencë nga puna në organet e diktaturës komuniste. Me këtë zgjedhje të ndërmjetme të Ramizit, Elita mendoi se një transfuzion i dytë gjatë kohës së daljes në opozitë do ti jepte PS një drejtim më perëndimor dhe një distancim më të madh të lidershipit të saj të ardhshëm nga barbarizmi i vijës gjenetike e enturazhit të Byrosë Politike dhe grupit të organeve të saj të dhunës. Nëse do të jepnim një shembull për ilustrim të rëndësisë së orientimit të një kombi, mjafton të shohim sjelljet diametralisht të kundërta të çizmes ruse në Paris, pas betejës së Vaterlosë më 1815-n, kur komandonte cari Aleksandër dhe aristokracia e tij properëndimore (ushtria e gjitha qëndroi në kazerma dhe u soll me korrektesë me armiqtë e vet francezë) dhe barbaritë e Ushtrisë së Kuqe staliniste me civilët gjermanë më 1945-n. Por, duke u rikthyer te ngjarjet tona, duket se suksesori Nano gaboi në drejtim të thellimit të nismës perëndimoriste të Ramizit dhe në orientimin e tij nga Londra dhe Uashingtoni, gabim ky që i hapi atij fët e fët dyert e Bënçës për disa vjet. I rikthyer triumfalisht drejt godinës te Rruga e Barrikadave më 97-n – pasi do të shmangte të sponsorizuarin e fatit dhe Perëndimit, Bashkim Finon – Nano filloi të matej me hijen e mëngjesit kur ai, i ndihmuar nga shansi i shtruarjes për zgjidhje të puzzle-t ballkanik, filloi të mos i dëgjonte shumë këshillat e zonjushës Mariza Lino, atëbotë ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, për të ndenjur në hije. Me pretekstin se Fino nuk e ndalte dot çakallin Berisha, Nano do të bëhej kryeministër. Me sa duket, ka një gabim (faj) naiv 20-vjeçar të politikanëve kryesorë shqiptarë, të cilët duan ta etiketojnë para militantëve të tyre – çdo veprim mosaprovues të ambasadorëve të huaj ndaj qëllimeve afatshkurtra personale – si një veprim kokëkrisur individual dhe të korruptuar nga lideri kundërshtar i tyre; si veprim të pambështetur nga dikasteri dhe politika e jashtme e shtetit që ata përfaqësojnë në Tiranë. Kështu, Nano e goditi karizmatikun dhe njeriun e mbështetur rastësisht prej Elitës, me origjinë nga rendi i tretë në PS, B. Finon. Me këtë veprim ai forcoi pozitat e G. Ruçit në PS dhe filloi në ndonjë rast të ndiqte aventura në politikën e vet të jashtme, i ndikuar nga orientimi konservator strategjik lindor i PPSH, pararendëses së PS, të cilën ai drejtonte. Në këtë kohë në PS filluan të thirreshin si skalion i dytë figura me lidhje gjenetike me ish-nomenklaturën e lartë të Byrosë (I. Gjoni, B. Klosi, E. Rama) dhe me organet e diktaturës, siç ishte Sigurimi i Shtetit, dhe filloi një frustrim apo ironizim i heshtur ndaj prurjeve pa rrënjë të lidhura me Bllokun, të cilat ishin ofruar në PS pas Kongresit X të PPSH, si Majko, Meta, Zela & Co. Nuk dihet nëse R. Alia e kishte pasur seriozisht me nismën për perëndimorizimin e PPSH (PS), apo tërheqja e tij për lëshime kishte qenë stratagjemë momentale nga frika e përsëritjes së skenarit Çaushesku edhe në Shqipëri. Gjithsesi, Nano, me mendjelehtësi filloi të bënte deklarata që i shkonin për shtat Millosheviçit për problemin e zgjidhjes së nyjës gordiane të ish-Jugosllavisë, Kosovës, në një kohë që njerëzit e Elitës po negocionin me Millosheviçin për ta zgjidhur me sa më pak kosto këtë çështje. Dihet se në këtë kohë, si një rrufe në qiell të pastër, ndodhi vrasja e njeriut ndoshta më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, Azem Hajdarit, vrasje që shërbeu për njollosjen e imazhit dhe largimin e F. Nanos nga politika. Saora, në qiellin e shtatë të maxhorancës qeverisëse dolën figura pa lidhje me lidershipin e nomenklaturës së lartë puniste si Majko e Meta, të cilët e orientuan këtë maxhorancë pro strategjisë euroatlantike për ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe Ballkan. Megjithëse me një maxhorancë vrastare në Parlament, si rezultat i presionit serioz të njerëzve të Elitës në Tiranë, konservatorja PS nuk guxoi ta zgjidhte z. Nano si President më 2002-shin, pas ikjes së z. Meidani nga Pallati i Brigadave. Ndërkohë kishte rifilluar një raund i dytë beteje për të manipuluar strukturat rozë dhe për të shtënë në dorë PS-në, midis ish-nomenklaturës komuniste me orientim nga Moska dhe Athina dhe grupit të ri që kishte mbështetur pa ekuivok aleancën me Perëndimin në PS. Këtë betejë duket se e fitoi grupi i vjetër komunist me përfaqësuesin e vet, z. Nano, i cili, pas luftës dhe çlirimit të Kosovës bëri kompromis me Elitën, duke forcuar PS-në me njerëz pa lidhje të forta gjenetike me byroistët si B. Blushi, A. Harasani, Sh. Idrizi dhe Dh. Rafti. Ky ishte ndoshta rasti i dytë për të emancipuar PS si një parti perëndimoriste, përgjatë një beteje për zgjidhjen e një dileme orientimi që ende vazhdon në vende të tilla si Serbia dhe Greqia, problem i cili duket se ka filluar qysh me krijimin e shteteve të tyre k

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›