E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat nga jashte me vendim sekret

Dukej sikur ishte ndaluar vite me pare por Shqiperia ka importuar mbetje nga jashte per perpunim dhe riciklim qe nga viti 2003.

Me nje Vendim te Keshillit te Ministrave te dates 04.12.2003 kur kryeminister ishte Fatos Nano dhe Minister i Mjedisit Lufter Xhuveli thuhet se personat fizike dhe juridike mund te importojne mbetje per ti perdorur perpunuar dhe ricikluar.

Keta persona mund te importojne mbetje ne baze te disa dispozitave te vecanta. Ne vendim saktesohet se mbetjet e rrezikshme nuk lejohen te importohen.

Ky vendim ka qene pak i njohur jo vetem nga publiku por edhe zyrtare te kohes drejtues te niveleve te dyta te Ministrise se Mjedisit te cilet tani hedhin dyshime lidhur me arsyet e miratimit te tij ne vitin 2003.

Ricikluesit Na duhen mbetjet

Ndersa ne vend kane shperthyer polemikat lidhur me importin e mbetjeve nga jashte Vullnet Haka administratori i shoqerise Everest ku riciklohet lende plastike eshte nje prej personave qe pranon se gjate ketyre viteve ka importuar mbetje per biznesin e tij nga vende si Greqia apo Italia.

Dallimi eshte se qe tani e tutje kete veprim do ta bejne kompanite qe kane investime ne riciklim investime te verteta qe kontrollohen nga organet kompetente. Kjo industri nuk ka vepruar me baze ligjore te plote. Ne kete moment ne kemi pasaporten me te cilen mund te eksportojme dhe importojme nga vendet e BE-se aktualisht Greqi dhe Itali deklaron administratori i shoqerise Everest Vullnet Haka.

Mbetjet e importuara nga jashte kalojne ne dogane dhe Ministria e Mjedisit informohet per llojin dhe sasine e mbetjeve te importuara.

Qe ne 2003 eshte bere ligji per importin e mbetjeve urbane ne Shqiperi por ne nuk mund te procedonim dhe bota nuk na njeh si shtet qe riciklojme dhe ne nuk marrim pjese ne organizmat nderkombetare per faktin se ne nuk kemi te aprovuar nga shteti yne listen e gjelber. Ligji po behet dhe ne po lobojme qe kete pjese te organikeve ta kemi ne koncesion nga qeveria per industrite e riciklimit sepse vetem keshtu ne mund te ngreme industrine tone te riciklimit deklaron kryetari i shoqates se ricikluesve Bardhyl Balteza.

Keto biznese theksojne se u duhet te importojne 70 te lendes se pare nga jashte pasi ne vend nuk behet seleksionimi i mbetjeve dhe nuk ekziston infrastruktura e duhur.

Miliona euro. Imagjinoni sa kamiona duhen dhe sa paguajme ne per transportin nderkohe qe keto mund te ishin ne Shqiperi mund te rigjeneroheshin parate e shqiptareve dhe keto para mos dilnin jashte shton me tej zoti Balteza.

Kostoja per grumbullimin e mbetjeve ne vend dhe seleksionimin e tyre do te ishte shume me e ulet por ne Shqiperi nuk ekziston ende baza ligjore. Kjo ka sjelle edhe nje pengese ne zhvillimin e tyre bizneseve te cilat mund te perpunojne mijra ton mbetje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›