E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat per Diten e lirimit

Kur debati per diten e clirimit te vendit ka mbetur nje vije ndarese mes dy fronteve politike qe jane perplasur jo pak here per 28 dhe 29 nentorin nga Shkodra qyteti nga i cili gjermanet edhe jane larguar vijne deshmi te reja.

Pikerisht ne 28 nentor ne kete qytet pushtuesit gjermane kane kryer jo pak masakra duke ekzekutuar shume qytetare shkodrane.

Nje prej familjeve qe eshte vrare nga gjermanet pikerisht me 28 nentor eshte ajo Berberi kater anetare te se ciles u ekzekutuan ne lagjen Mehalla e Cakajve.

Top Channel ka mundur te siguroje edhe certifikatat e vdekjes te kesaj familje qe sic duket mbajne pikerisht daten 28 nentor. Ky fakt tregon se ne kete dite Shkodra ende nuk ishte e cliruar nga forcat gjermane te cilet ishin me te vertete ne ikje e siper por gjithesesi nuk kishin dale nga territori shqipetar.

Kjo eshte edhe fotoja ne te cilen duken trupat e kater pjesetareve te familjes Berberi te cilet nxirren nga banesa e tyre ne ceremonine e varrimit zhvilluar nje dite me pas. Pra me 29 nentor.

Ne te njejten kohe ne daten 28 nentor ne mbremje ne Shkoder eshte hedhur ne ere edhe nje depo municionesh ne lagjen Perash.

Masakra gjermane e 28 nentorit eshte botuar edhe ne librin Portrete deshmoresh te LANC ne Shkoder ku jepen detaje me vrasjen e familjes Berberi. Sipas dokumentave qe zoteron organizata e LANC ne Shkoder naten e 28 nentorit jane vrare gjithesej 7 persona dhe jane plagosur tre te tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›