Energjia ekspertet Rritja e paargumentuar

Gjergj Simaku thote se argumentat mbi te cilen po kerkohet rritja jane pa baza.
Nuk diskutohet mbi ate se ne kemi kaq punonjes do ti paguajme kaq kaq eshte inflacioni kemi shpenzime te kesaj natyre. Ne fund fare del qe ka vetem shpenzime shprehet eksperti i energjise Gjergj Simaku.
Ne cdo fund viti te treja kompanite e sistemit energjetik kerkojne zyrtarisht rritje te cmimit dhe gjithmone argumenti eshte ai i perafrimit te tarifave me kostot.
Nuk e di dhe nuk mund ta di asnjehere se sa ka qene kostoja e energjise elektrike. Mbi bazen e kujt kostoje eshte kerkuar rritja e energjise elektrike Ketu nuk flitet me terma kosto dhe tarife por flitet vetem ne favor te tarifave dhe po ta vini re gjithmone arsyetimet e mepareshme te krizave te energjitikes kane qene qe tarifa nuk e arrin koston. Tani jemi ne nje tarife por kush eshte kostoja shtoi me tej Simaku.
Tregu i energjise qe u shnderrua nga monopol shteteror ne privat vazhdon te shfaqe te njetat probleme edhe pas privatizimit.
CEZ nuk ka arritur akoma objektivat qe ka vendosur me pare pra reduktimin e humbjeve qe te ishte ne perputhje te plote me kerkesen qe ka bere per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ata nuk kane realizuar shmangien e humbjeve jo teknike pra te vjedhjeve. Ata qe vidhnin para privatizimit edhe sot e kesaj dite vjedhin deklaroi eksperti Simaku.
Te treja kompanite e sistemit energjetik kane kerkuar rritje te forte te cmimit i cili aktualisht eshte 9.5 leke per kilovat per ore.