Nata e Bardhe ne kryeqytet

Per te shtatin vit radhazi Bashkia e Tiranes do te organizoje Naten e Bardhe duke i dhene nje tjeter dimension kulturor dhe sportiv metropolit.
Pas ekspozitave dhe koncerteve per femije e te rritur ne mbremje do te organizohet nje koncert i madh i cili do te zhvillohet ne uren e madhe te Bulevardit e ku per 7 ore do te performojne grupet me te njohura artistike folklorike nga zona te ndryshme te Shqiperise.
Edhe kete vit Bashkia e Tiranes do te hape dyert duke i dhene mundesi cdo qytetari te vizitoje bashkine dhe te takoje kryebashkiakun Rama.
Kjo feste do te kete aktivitete per te gjitha grupmoshat dhe shijet qe nga femijet me skenen dedikuar teresisht atyre e deri tek karaokja koncerte te ndryshme dhe aktivitete sportive. Perqafome do te jete serish pjese e aktiviteteve te kesaj mbremjeje te rinjte te rrjetit rinor do te kene veshur bluza kushtuar ketij aktiviteti dhe mos u cudisni nese do te vijne dhe do tu perqafojne. Skena me e re do te jete e ngritur tek ura e re e ish-bllokut dhe do te zhvillohen disa ekspozita deklaroi drejtoresha per Marredheniet me Publikun ne Bashkine e Tiranes Joana Bushi.
Per te organizuar dhe zhvilluar keto aktivitete Bashkia e Tiranes i ka derguar nje shkrese Drejtorise se Policise qe te marre te gjitha masat per te ndaluar qarkullimin i automjeteve nga ora 15 e deri ne mbremje ne disa rruge te Tiranes.
Bashkia e Tiranes ka njoftuar se do te ndalohet qarkullimi ne Bulevardin Deshmoret e Kombit nga sheshi Skenderbej deri tek sheshi Nene Tereza ne nje pjese e rruges Deshmoret e 4 Shkurtit nga Bajram Curri deri tek kryqezimi me rrugen Abdyl Frasheri si dhe ne Uren e Re me harqe e ish-Bllokut.