E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimër i shpejtë në Europë

Dimri trokiti në Europë dhe erdhi i paftuar. Shumë vende të kontinentit janë zgjuar në temperatura të ftohta dhe reshje të dendura të dëborës që kanë thyer rekorde. Tetori i 2009 është më i ftohti i këtyre 10 viteve të fundit për italianët, të cilët janë vënë përballë temperaturave nën zero. Polonia është një prej vendeve të tjera veshura me të bardha. Temperaturat gjatë natës arritën deri në – 11 gradë Celcius. Siutata është me të vërtetë dramatike paralajmëroi kryeministri Tusk. Nuk ka rënë kurrë kaq shumë dëborë dhe kurrë në këtë kohë. Për pastrimin e rrugëve nga akulli u desh mobilizimi i ushtrisë ndërkohë që mbi 700 mijë persona në Varshavë kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetra mijra ukrainas kanë mbetur gjithashtu pa drita, ndërkohë që erërat e fuqishme dhe dëbora kanë dëmtuar gjeneratorët dhe linjat elektrike. Ndërsa Ukraina po ngrin autoritetet të gjetur të papregatitur nuk kanë ndezur akoma sistemin ngrohës për apartamentetet e Kievit, Alpet e Austrisë regjistruan për herë të parë në këto 25 vitet e fundit, rreshjet më të mëdha të dëborës. 75 cm dëborë ra në zonën e Salzburgut dhe 40 në rajonet e kufirit me Zvicrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›