E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Botërore e Larjes së Duarve, himn për pastërtinë

Qindra fëmijë në Japoni kremtuan sot Ditën botërore të larjes së duarve për të qendruar të pastër dhe për t’u mbrojtur nga gripi i derrit. Me duart plot shkumë fëmijët, kërcyen e kënduan duke i thurur himne pastërsisë. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë shumë nisma qytetare për t’i mësuar fëmijëve mënyrën e duhur se si duhet të lahen duart dhe higjenën e nevojshme për të luftuar gripin. Për ta bërë më argëtues këtë proces, fëmijëve u këshillohet të kërcejnë. Duart duhet të lahen me kujdes që nga pëllëmba e dorës, gishtat thonjë dhe parakrahun. Gjithsej duhen të paktën 20 sekonda për të patur duar të pastra por për fëmijët e vëgjël që nuk rrinë dot pa lëvizur e shpesh ujin e kanë inat, kjo është një kohë shumë e gjatë. Në nder të kësaj dite janë organizuar aktivitete në mbi 80 vende të ndryshme të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se higjena e duhur mban larg mjekun dhe gripin e si rrjedhojë duhet t’ia nisim me larjen e duarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›