Kombëtarja shqiptare humbje të turpshme edhe kësaj rradhe
Kombëtarja e futbollit e ka mbyllur edhe këtë edicion kualifikues në mënyrën e shëmtuar të zakonshme. Në Suedi mori një humbje 4-1. Opinioni sportiv, tifozët dhe të gjithë shqiptarët ishin pregatitur për të paktën një barazim. Por optimizmi para çdo ndeshjeje e sidomos pas kësaj të fundit u injektua në publik, jo vetëm nga atmosfera në ambientet e kombëtares, por edhe nga vetë në mediat elektronikdhe të shkruara, me kronika tituj më tepër se optimistë. Aurel Pepa i gazetës Metropol Sport pranon se si tifozët dhe mediat biem në kurthin e kombtares tonë. Dëshira që kombëtarja të arrijë rezultate i ka bërë edhe drejtuesit e Sportit Shqiptar, gazeta më e vjetër sportive në vend të publikojnë tituj të tillë. Mediat të mashtruara nga kombëtarja, mediat që mashtrojnë opinionin publik, në rreth 20 vite që media pretendohet të jetë e lirë ndodh gjithnjë e njëjta gjë me kombëtaren e futbollit.