E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimer marredheniesh mes CEZe Qeverise i hiqet monopoli

Te tjera rreth shkrimit CEZ Kemi filluar negociatat mbi borxhin ndaj KESH TIRANE- Qeveria po i perplas deren ne fytyre kompanise ceke CEZ Shperndarja. Shume te zhgenjyer per menyren sesi ceket po menaxhojne kete sherbim aq me teper disa veprime qe kane shkuar ndesh me politiken e qeverisjes mosmarrja ne konsiderate e udhezimeve por edhe sugjerimeve te keshillit te ministrave kane cuar tashme ne vendimin per te qene sa me doreshtrenguar ndaj privatizimit me te rendesishem ne vend qe eshte CEZ Shperndarja.

Nje nisme e fundit ligjore do te diskutohet ne parlament diten e enjte. Drafti te cilin po e publikojme ne Shqiptarja.com paraqet nje ndryshim thelbesor duke i hequr kompanise CEZ shperndarja monopolin apo mundesine per te qene e vetme ne treg sidomos per konsumatore te medhenj te energjise elektrike.
Ne nje te ardhme me afatgjate nisur edhe nga performacat apo demet qe kjo kompani po shkakton me konsumatorin qeveria do te vendose qe edhe operatori shteteror KESH sh.a te mos importoje me energji elektrike per CEZ Shperndarjen por kompania ceke ta bleje vete ne tregun e huaj apo edhe nga KESH energjine elektrike.

CFARE PO NDODH
Ministria e Ekonomise ka perpunuar ndryshimet ne ligjin Per sektorin e energjise elektrike te ndryshuar kuvendi vendos te ndryshoje piken per klientet e kualifikuar. Kliente te kualifikuar jane firma te medha qe punojne me energjine elektrike nje nder to mund te pemendet psh edhe kompania Kurum te cilat kane kontrata shume te vecanta me kompanine e shperndarjes dhe kompani qe harxhojne me miliona kilovat/ore energji elektrike.
Ligji i ri percakton se Klienti i Kualifikuar do te konsiderohet automatikisht cdo konsumator i energjise elektrike i lidhur ne rrjedhin e energjise elektrike me tension 110 kv e siper si dhe cdo konsumator tjeter i energjise elektrike qe pavaresisht nivelit te tensionit te rrjetit te energjise elektrike ne te cilin eshte lidhur ka nje konsum vjetor te energjise elektrike me te madh se 50 milione ke/ore. Neni dy i ketij ndryshimi percakton se klienti i kualifikuar lidh kontrate per furnizimin me energji elektrike me cdo furnizues te kualifikuar vendas apo te huaj te licensuar nga ERE. Kontrata do te jete ne perputhje me rregullat e tregut te energjise elektrike te miratuara nga ERE thuhet ne ndyrshimet e ligjit qe pritet te kaloje me shpejtesi diten e enjte ne kuvend.
SITUATA
Kjo eshte shpulla me e rende qe kompania ceke CEZ Shperndarja ka marre deri tani nga shteti shqiptar. Duke i lejuar firmat e medha dhe te fuqishme te energjise qe te dalin te negociojne vete per tarifat dhe cmimet qofte ne tregun vendas ashtu edhe ate nderkombetar i hiqet kompanise CEZ nje shume e madhe levrimi fondesh qe me pare kane qene ne doren e kesaj kompanie. Pra CEZ shperndarje nuk ka me monopolin ne shperndarjen e energjise elektrike. Ndryshimet ligjore ne kete situate ku vete kompania CEZ ka kerkuar nga Enti Rregullator i Energjise qe te marre ne konsiderate edhe demin e madh ekonomik qe ajo pretendon se i eshte shkaktuar ne Shqiperi do ta vene ne veshtiresi kompanine ceke. Humbja e monopolit ne shitjen e energjise elektrike per konsumatorin brenda vendit eshte nje shkalle me shume per ndryshimet e medha ligjore qe mund te ndodhin ne te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›