E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci: EULEX sipas planit "Ahtisarit"

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, deklaroi dje se autoritetet e Kosoves nuk kane pse ta diskutojne me planin gjashtepikesh. Sherbimi me i mire qe mund t'i behet procesit, vijoi ai, eshte qe bashkesia nderkombetare ta heqe ne teresi kete plan dhe te diskutoje me Kosoven vetem shtrirjen e EULEX-it, mbi bazen e planit te Ahtisarit dhe Kushtetutes se Kosoves. "Procesi ka shkuar ne rrugen jo te drejte. Eshte arritur nje marreveshje me Beogradin, e pastaj eshte tentuar qe ajo marreveshje, ne nje menyre ose ne nje tjeter, te shitet ne Prishtine dhe mendoj se ka qene nje qasje e gabuar. Ne proces per Kosoven mund te kete nje marreveshje te zbatueshme, vetem kur te jape pelqimin Kosova, institucionet dhe qytetaret e saj", deklaroi zyrtari i larte kosovar. Sipas tij, Kosova eshte shtet sovran e i pavarur, kurse marreveshjet qe behen ne Serbi nuk jane te obligueshme, kete e di edhe Serbia, edhe bashkesia nderkombetare. "E dyta, ka qene gabimi ne permbajtje. Permbajtja e dokumentit gjashtepikesh nuk e ka garantuar respektimin e Kushtetutes se Kosoves", ka thene Kuci. Zevendeskryeministri shprehu bindjen e tij se kundershtimi i planit gjashtepikesh nuk do te nxise konfrontimin e Kosoves me bashkesine nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›