E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dimitrov: Të tërheqim vendet e tjera! Në Tiranë do të deklarojmë fitore!

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç e cilësoi si vizion të rëndësishëm nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Dimitrov tha se Ballkani i qëndrueshëm është një hap drejt përmbushjes së këtij vizioni. Po ashtu ai vuri theksin edhe tek vendet e tjera të rajonit, duke nënvizuar se gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme. Në takimin e radhës që do të mbahet në Tiranë, zv.kryeministri maqedonas tha se duhet të deklarojnë fitore, në mënyrë që të tërheqin vendet e tjera që nuk janë përfshirë në këtë nismë.

“Kemi hartuar një plan specifik për të tejkaluar këto mangësi të integrimit të ngadaltë. Kemi dëshmuar vullnet politik për ta bërë këtë. Në takimin tonë në Tiranë duam të deklarojmë një sërë fitoresh përfshirë edhe zgjidhje të problemeve. Sa më shumë fitore arrijmë së bashku aq më tërheqëse do të jetë nisma për vendet e tjera të rajoni. Gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë do të zgjidhim edhe ato problemet e tjera. Bashkëpunimi rajonal nuk  është alternativë e integrimit në BE, por i shërben integrimit. Ne si vende duhet të veprojmë,” tha ai zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›