Artistet e rinj ekspozite ne Diten e Rinise
Ne kuader te Dites se Rinise 8 Dhjetorit nje grup artistesh te rinj kane organizuar nje ekspozite me teknika te ndryshme te arteve pamore. Gjashtembedhjete artiste te rinj kryesisht studente te Akademise se Arteve pasditen e djeshme kane ekspozuar punimet e tyre kryesisht piktura ne vaj grafika dhe fotografi qe pasqyrojne diten e 8 Dhjetorit. Punimet u ekspozuan ne hapesiren e galerise Temp ne qendren multifunksionale me te njejtin emer te hapur nga Bashkia e Tiranes. Kuratori i kesaj ekspozite Ahilino Palushi pedagog pikture ne Liceun Artistik Jordan Misja ne Tirane shprehet se kjo ekspozite eshte nje iniciative qe te rinjte kane ndermarre per tu shprehur lirshem ne kuader te dites se 8 Dhjetorit Dites se Rinise. Kjo ekspozite eshte ne vazhden e disa projekteve qe kane marre persiper te realizojne ne te ardhmen per te qene sa me afer publikut artdashes.