Dimri, Nishani: Koordinim për përballimin e emergjencave
PESHKOPI - Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani ka kërkuar koordinimin mes gjithë aktorëve për përballimin e emergjencave civile në zonën e Dibrës.
Deklarata e ministrit Nishani ka ardhur gjatë një takimi për planin e emergjencave, të zhvilluar me krerët vendorë në Peshkopi.
“Do t’u kërkoja agjencive përkatëse që ta konsiderojnë rëndësinë që ka procesi, të njejtë si për rrugët nacionale ashtu dhe për rrugët rurale dhe për rrugën e një fshati më të thellë, nga pikëpamja territoriale.”,- deklaroi Nishani.
Gjatë takimit u theksua nevoja e përqëndrimit të planit të emergjencave civile në zonat më problematike në qarkun e Dibrës, për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)