E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova merr regjistrin e pare civil nga Serbia

Zevendesshefi i Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit Andy Sparkes i dorezoi sot kopjen e pare te certifikuar te librave te regjistrit civil zevendeskryeministres se Kosoves Edita Tahiri.

Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se EULEX-i i ka certifikuar keto dokumente me 6 dhjetor si pjese e marreveshjes se arritur me 2 korrik 2011 ne kuader te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Zevendesshefi i EULEX-it Andy Sparkes tha se ky eshte nje shembull i mire i perfshirjes se ketij misioni ne zbatimin e te gjitha marreveshjeve te arritura ne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit.

Ai tha se mbetet ende shume pune per tu bere por procesi tani po ecen perpara dhe EULEX-i i inkurajon te dyja palet qe te vazhdojne te bindur per rezultatet pozitive.

Regjistrat civil permbajne te gjitha informatat perkatese lidhur me fazat e ndryshme te jetes se ndonje personi sic jane lindja kurorezimi ose vdekja. Me shume se katermbedhjete mije libra te regjistrave origjinale duhet te kopjohen dhe vertetohen para se tu dorezohen autoriteteve te Prishtines.

Marreveshja per kete ceshtje parasheh qe dokumentet origjinale te regjistrave civil qe ishin marre nga forcat serbe ne fund te luftes ne Kosove te mbeten ne Serbi.

Bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise te filluara ne mars te ketij viti sollen disa marreveshje perfshire levizjen dhe tregtine e lire dokumentet shkollore dhe menaxhimin e integruar te kufirit. Por zbatimi i tyre eshte ende i pjesshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›