E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke bllokoi 5 kg heroine ne nje autobuz te linjes Sarande - Athine

Policia greke tha sot se bllokoi mbi pese kilograme heroine ne nje autobuz ta Linjes nderkombetare te udhetareve  Sarande-Athine.

Forcat greke te Luftes ndaj Narkotikeve arrestuan dy  persona qe dyshohen  si te perfshire ne kete trafik nderkombetar.

Sipas policise greke autobuzi u kontrollua ne brendesi te territorit grek gati 5 kilometra larg Pikes Kufitare te Kakavijes. Droga e sekuestruar ishte fshehur ne depoziten e ajrit te kondicionerit te autobuzit  dhe ishte mbeshtjelle ne 10 pako pohoi nje zyrtar i policise greke. Pikat kufitare te Shqiperise me Greqine kane qene koheve te fundit ne shenjester te trafikanteve te lendeve narkotike.

Dhjetera kilograme hashash jane bllokuar ne kufi si nga policia shqiptare dhe ajo greke.  Nderkaq gjate ketij viti kishin munguar rastet e trafikut te llojeve te forta te droges si kokaine dhe heroine. Sasite e ketyre llojeve te droges kalojne tranzit ne Shqiperi drejt tregut grek dhe vendeve te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›