E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dimri në qarkun e Gjirokastrës/Si do të përballohet situata?

Kanë mjaftuar reshjet e shirave të djeshëm, për të dhënë sinjalet e para që dimri bashkë me vështirësitë që sjell tashmë ka mbërritur. Vërshimi i Përroit të Lazaratit dhe mungesa e energjisë elektrike në disa fshtra të Memaliajt dhe Dropullit ,ishin pasojat  e para ,që me bashkëpunimin e banorëve dhe pushtetit lokal u kapërcyen.

Në prefekturën e Gjirokastrës mësojmë se në kohë janë miratuar në 7 njësitë vendore buxhetet për përballimin e emenrgjencave, kryesisht në hapjen e rrugëve, sistemimin e rrëshqitjeve, furnizmimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, por dhe garantimi i veprimtarive të jetës së përditshme të banorëve ,si furnizmi me ushqime dhe nevojat shëndetësore dhe arsimi. 

Por sa janë të garantuar banorët nga strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile  për vështirësitë që sjell dimri dhe reshjet, kur dihet se terreni është shumë i thyer? 

Ndërkohë nga shtabet e emergjencave civile në njësitë vendore , por dhe lart në prefekturë është harmonizuar përvoja e fituar në menaxhimin e pasojave dhe krizave që shaktohen në këtë periudhë disa mujore .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›