Qytetit te Gjirokastrës i shtohen 140 kontenierë të rinj .

Bashkia e Gjirokastrës bëhet përfituese e projekteve mjedisore. Fal projektit ‘’Interrag- Ipa’’,Gjirokastrës iu shtuan 140 kontenierë të rinj, të cilët janë vendosur në disa zona të qytetit. Ndërkohë që përfaqësues të bashkisë kanë apeluar për mirëmbajtjen e tyre,me qëllim pasjen e një mjedisi të pastër.
Nënkryetari i bashkisë Ylli Muho thotë se këto pajisje u përfituan fal projekteve ndërkufitare ‘’Interrag-Ipa’’, ndërkohë që janë në realizim edhe 3 projekte të tjera .
“Janë 110 kontenierë të përmasave 660 kg , ndërsa 30 të tjerë, janë në format më të vogël dhe do të vëndosen në pazarin e gurtë , për të dhënë një imazh sa më të mirë edhe për turistët vendas apo të huaj . Më pas do të vazhdohet me vendosjen e tyre në 6 njësitë administrative, për të patur edhe aty një shërbim sa më të mirë “, shprehet nënkryetari Muho.
Depozitimi i mbetjeve urbane vijon të jetë një fenomen shqetësues për qytetin e Gjirokastrës.Nga ana tjeter, mungesa e një landfilli ,ka bërë që mbetjet grumbullohen në një mjedis të hapur, pranë zonës së banuar të Gërhotit. Madje në shumë raste mbetje të ndryshme digjen nga ana e vet banorëve ,për të ulur volumin e tyre.