E Enjte, 5 Nëntor 2026

Memaliaj, 65 milionë lek për ndriçimin publik

Rrjeti i ri i ndriçimit publik në Memaliaj është drejt perfundimit. Investimi që po realizohet nga bashkia në vlerën e 65 milionë lekëve,  do t’i jap zgjidhje përfundimisht problemit disavjeçar në këtë qytet.  Kreu i  bashkisë Gjolek Guci  për këtë projekt u zgjodh ndriçimi i llambave Led,i cili ka një kosto financiare prej 75% më lirë.

” Qyteti i Memaliajt, për shkak të mungesës së investimeve prej më shumë se një dekade , përballet edhe sot me probleme të theksuara  në infrastrukturë.Ne jemi një bashki e vogël e cila kërkon fonde  të mëdha, pasi është  e pamundur  të ofrojmë shërbime vetëm  me anë të taksave të mbledhura.Sa I përket ndriçimit , ky qytet ka qënë në terr të plotë  sidomos  në lagjet  e brendshme.Për këtë arsye morëm vendimin  për të ndërhyrë në krejt rrjetin. Kemi zgjedhur sistemin e llampave Led, i cili na mundëson një faturë energjitike rreth 75 % më lirë. Në këtë projekt  llogariten edhe institucionet  arsimore , të cilat vuanin mungesën e energjisë elektrike,” thotë Guci.

Në Memaliaj  ,pas përfundimit të këtj projekti , vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku për 2021  prioritet  do të jetë  zonat rurale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›