E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dina i rikthehet dashurisë shkollore

Ashtu siç i befasoi të gjithë lajmi se çifti i njohur po ndahet, i befasoi edhe fakti se artisti dhe regjisori Clint nuk është më i dashuruar në bashkëshorten, ndërsa Dina e vazhdoi tutje dashurinë duke e ripërtërirë lidhjen me njeriun me të cilin ishte argëtuar në shkollë të mesme.

Clint Eastwood thuhet të jetë i zënë me xhirimin filmit “Djemtë nga Xhersi” e Dina nuk e priti fundin xhirimit.

"Ajo sërish është në lidhje me Scot Fischer-in, me të cilin ishte argëtuar në shkollën e mesme. Të dy sikur janë kthyer në atë moshë. Janë të dashuruar sikur atëherë”, njoftojnë medie. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›