E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dinamo – Tomori vjen në RTSH

Dinamo – Tomori është sfida e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, që është përzgjedhur për të ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Gjithçka do të ndodhë të dielën, teksa blutë, kjo pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në shtëpi dhe humbjes 0-1 në transfertën matjane, janë të etur për t’u kthyer tek suksesi. Aq më tepër që dinamovitët e Nevil Dedes ndjejnë nga pas hapat e korçarëve. Pas 16 javësh kampionat, Dinamo 31 pikë dhe Skënderbeu 30 pikë e pas tyre Flamurtari 29 pikë. Kështu që në ndeshjen që do të luhet në “Selman Stërmasi“, dinamovitët janë të detyruar të kthehen tek fitorja.

Ndërkohë pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së shtatëmbëdhjetë do të luhen të shtunën. Sfida shumë delikate, aty ku luhet dhe për mbijetesë. Kështu mund të konsiderohet dueli mes Turbinës e Korabit, Tërbunit, që tashmë do të jenë nën drejtimin e Ramadan Ndreut, dhe Besëlidhjes, apo dhe derbi myzeqar Lushnja – Apolonia. Komode, duke pritur ndonjë hap fals të Dinamos, është Skënderbeu, që do të presë në fushën e vet Luzi 2008. E ekuilibruar dhe sfida mes Orikut e Burrelit. Dhe java do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Flamurtari, kurse Kategoria e Parë premton të tjera emocione të mëdha.

JAVA E 17-TË

E shtunë, 25 shkurt 2023

Turbina – Korabi                    13:00

Tërbuni – Besëlidhja               13:00

Lushnja – Apolonia                 13:00

Skënderbeu – Luzi 2008                   13:00

Oriku – Burreli                        13:00

E diel, 26 shkurt 2023

Dinamo – Tomori                    13:00

E hënë, 27 shkurt 2023

Besa – Flamurtari                    13:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›