Edhe Milan e Fiorentina pas Bashës

Pavarësisht mohimeve nga drejtori sportiv i Frosinones Enrico Grazziani, Migjen Basha vazhdon të jetë emër i shumëpërfolur para hapjes së afatit kalimtar të janarit. Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane ka zgjuar interesim nga disa prej klubeve të mëdha nga Serie A.
Menaxheri i tij, Sergio Gabarello, ka bërë të ditur se Basha përcillet edhe nga shtatë herë kampioni i Evropës, Milan e Fiorentina pas njoftimeve të kaluara rreth interesimit nga Napoli.
Shumë sy janë të hedhur tek ai tashmë disa muaj. Napoli, Milan dhe Fiorentina janë të interesuara, por besoj se është vështirë të transferohet në janar, tha Gabarello për ueb faqen calciomercato.com.
Ai ka shtuar se Frosinone dhe Rimini (që ndajnë pronësinë e Bashës) do ta shesin futbollistin nëse marrin ofertë të mirë. Edhe pse aktualisht nuk planifikojnë ta shesin, e di se do ta vlerësonin ndonjë ofertë të mirë, shtoi Gabarello i cili për ngritjen e Bashës ka falënderuar trajnerin Francesco Morriero.
Djaloshi duhet ti falënderohet trajnerit Moriero pasi është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka shfaqur personalitet të madh, ka fituar besim të cilin nuk e kishte në Rimini, u shpreh ai.
Gabarello beson se pozita ideale për Bashën është paraqitja para mbrojtjes. Ai përshtatet mirë në formacionin e Morrieros para mbrojtjes, ndërsa ka mundësi të shkojë përpara. Nëse vazhdon kështu, mund të shënojë 4-5 gola në sezon. Mund të përmirësohet edhe më tepër në aspektin fizik, ndërsa nga këndvështrimi mendor është serioz, në kokë ka vetëm futbollin dhe familjen, përfundoi Gabarello. Basha gjatë verës ishte transferuar nga Rimini te Frosinone.