Dinamo – Gramozi, pragndeshjaDinamo nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Arma e fortë e Gramozit në takimin kundër Dinamos është trajneri Agim Canaj

Rrjetet sociale:
Dinamo e Gramozi do të përballen midis tyre në javën e 9-të të Kategorisë Superiore, në një duel të pabarabartësh, nisur edhe nga emri që kanë dy ekipet. Ky eshte takimi i pare historik midis dy ekipeve.
Dinamo, 17-herë kampione e Shqipërisë dhe kryesuese absolute e Superligës pas tetë javëve të para, Gramozi debutues dhe i renditur në tre vendet e fundit. Dinamo kryeson me 20 pikë, Gramozi ka 13 pikë më pak, 7.
Dinamo nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi: 3 ndeshje, 3 fitore. Gramozi nga ana e tij në transfertë ka marrë vetëm një barazim në tri ndeshje.
Në javën e 8-të, Dinamo barazoi 1-1 me Skënderbeun në Korçë, ndërkohë që Gramozi barazoi 0-0 në shtëpi me Kastriotin.
Arma e fortë e Gramozit në takimin kundër Dinamos është trajneri Agim Canaj, vlonjate më parë ka drejtuar blutë e kryeqytetit dhe i njeh mirë ata.
DINAMO
Ndeshjet në shtëpi: 3 ndeshje; 3 fitore, 0 barazime, 0 humbje
GRAMOZI
Ndeshjet në transfertë: 3 ndeshje; 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje
Numri i klikimeve - 4
E Premte, 30 Tetor 2009