E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luçi: Humbëm se nuk shënuamTrajneri i Vllaznisë: Tirana shënoi një gol, nuk bëri asgjë tjetër dhe mori tre pikët

Rrjetet sociale:

Trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, u paraqit tejet i dëshpëruar pas humbjes me Tiranën në “Loro Boriçi”, por duke pranuar se rezultati i ndeshjes nuk përputhet me realitetin në fushë. “Humbëm se nuk shënuam gol. Kemi luajtur mirë. Tirana shënoi një gol. Nuk bëri asgjë tjetër dhe mori tre pikët”, -tha pasuesi i Hasan Likës në stolin shkodran.

Tirana fitoi minimalisht 0-1 me Vllazninë në “Loro Boriçi” në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Kategorisë Superiore. Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Gjergji Muzaka në minutën e 28-të.


Numri i klikimeve - 3
  E Premte, 30 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›