E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia – Tirana 0-1. Krizë kuqebluGolin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Gjergji Muzaka në minutën e 28-të. Për Vllazninë kjo ishte humbja e parë në Shkodër dhe e gjashta sezonale

Rrjetet sociale:

Tirana fitoi minimalisht 0-1 me Vllazninë në “Loro Boriçi” në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Kategorisë Superiore. Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Gjergji Muzaka në minutën e 28-të.

Vllaznia dominoi në aspektin e zotërimit të hapësirës territoriale, por Tirana ishte me e qartë taktikisht. Kapiteni i skuadrës shkodrane, Vioresin Sinanin, edhe në këtë takim nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Për Vllazninë – 7 pikë në 9 ndeshje – kjo ishte humbja e parë në Shkodër dhe e gjashta sezonale. 9-herë kampionët e Shqipërisë janë zhytur totalisht në një krizë të gjithanshme identiteti dhe sportive.

Dështimi me Tiranën është paralajmërimi më i qartë se Vllaznia, që edhe pse ka zëvendësuar Hasan Likën me Roland Luçin, mund të përjetojë sezonin më të keq në historinë e saj futbollistike, pasi dergjet prej javësh në dy vendet e fundit të Superligës.

Sa për azhurnim statistike, dy skuadrat kanë zhvilluar deri tani midis tyre 153 ndeshje. Bilanci: 71 fitore Tirana, 35 barazime, 47 fitore Vllaznia. Golat: 218-178 për Tiranën. Në 30 ndeshjet e zhvilluara nga sezoni 1999-2000, dominimi i Tiranës është i qartë: 22 fitore Tirana, 5 barazime, 3 fitore Vllaznia. Golat 60-29 për Tiranën.


Numri i klikimeve - 12
  E Premte, 30 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›