E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenek: Më falni, bëra gabim

Trajneri i Francës, Rajmond Domenek, pranoi se kishte bërë një gabim duke i propozuar të dashurës së tij direkt në televizionet franceze pas ekipi i tij u eliminua nga Italia në Kampionatin Europian.
"Ma harroni këtë moment. Ishte një gabim në komunikim", - tha Domenek. "Unë ndjeva një moment humanizmi, kur duhej të tregohesha i ftohtë dhe profesional. Gjithsesi, unë ndjeva nevojën që t'u tregoja njerëzve se e dashuroja atë".
Domenek u pyet nga media franceze se nëse ai ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen si trajner. Në vend të përgjigjej, ai tha se kishte qëllim të martohej me të dashurën e tij, prezantuesen televizive, Estel Denis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›