Bild: Fiton Balaku ynë, jo Ronaldo

"Balaku ynë ka vështrim fituesi". Ky është titulli gazetës popullore në Gjermani, Bild. "Balak dëshiron revansh", nxit tabloidi ndjenjat e tifozerisë.
Gjermania kundër Portugalisë shihet para së gjithash si Mikael Balak kundër Kristiano Ronaldos. "Dy herë janë ndeshur këta dy superyje gjatë këtij sezoni për titull, dhe në të dyja rastet fitoi Ronaldo i Mancesterit kundër Balakut të Celsit. Fillimisht në kampionatin anglez, dhe pastaj në Ligën e Kampioneve", - shkruan "Bild".
"Por titullin e tretë, dëshirojmë ta fitojë Balaku ynë. Golin e tij nga 24 metra e panë rreth 31 milion shikues. Topi i gjuajtur prej tij kishte një shpejtësi prej 121 km në orë".
Edhe një provokim tipik i Bildit për Kristiano Ronaldon. "E ka parë golin në televizion dhe tha: Gjermania është më e fortë fizikisht".