Dinamo Bakaj sfidon Bakajn E fitoj une bastin
Ndeshja Besa-Dinamo e cila do te luhet te marten ne Kavaje ka nje te vecante te madhe. Elis Bakaj do te jete perballe Edvan Bakajt dy kusherinj kundershtare por qe per fantazistin e bluve eshte nje gje qe mbetet brenda kuadratit te fushes se lojes. Shiko une e kam vella ate sepse keshtu e kam konsideruar gjithmone duke mos pasur vella ne te vertete. Ne jemi profesioniste e secili brenda fushes mundohet te jape me te miren e tij. Jashte saj pastaj jemi nje. Ai ma ka fituar nje bast teksa Besa u shpall fituese e Superkupes dhe tani them se e kam radhen une per ta marre bastin ne Kavaje ka pohuar Elis Bakaj. Pertej kesaj Bakaj mendon se Besa nuk eshte skuader per tu renditur ne fundin e tabeles. Per mua ajo skuader ka lojtare shume te mire dhe nuk e meriton te jete ne ate pozicion. Por ky eshte futbolli te ndeshkon atehere kur nuk e pret.