E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona-Real 700 milione njerez para televizorit

Bileta me e lire ne tregun e zi per El Clasico ka kapur vleren e 450 eurove cmim ky pese here me i larte sesa ai i vendosur realisht per bileten e kesaj ndeshjeje. Adhuruesit e futbollit do te shohin nje Barcelone te mbushur me fitues te Boterorit me Spanjen perballe Real Madridit qe eshte duke kryesuar ne Primera Divison dhe qe udhehiqet nga ish-ndihmestrajneri i Barces Jose Mourinjo ulej ne stolin katalanas ne kohen kur ky ekip drejtohej nga holandezi Luis van Gal. Mourinjo e ka pershkruar veten si armiku numer nje i Barcelones por katalanasit ishin munduar ta transferonin ate para se te emeronin Pep Guardiolen ne vitin 2008. Sigurisht pritet qe portugezi te fishkellehet nga tifozet por natyrisht qe pritja nuk do te jete me armiqesore sikunder ishte ajo qe iu rezervua disa vite me pare mesfushorit portugez Luis Figo. Ky i fundit pati lene Barcelonen per Realin e Madridit cka nuk iu fal kurre nga tifozet.
Mesi vs Ronaldo
Dy lojtaret me te mire ne bote dhe shenuesit me te mire te Primera Divisionit do te perballen sonte me njeri-tjetrin. Te dy kane qene ne forme fenomenale kete edicion. Mesi eshte shenuesi i dyte ne Lige me 13 gola ne 10 ndeshje ndersa portugezi i Real Madridit ka shenuar 14 gola ne 12 ndeshje. Ylli argjentinas ne shtate ballafaqimet me skuadrat e drejtuara nga trajneri Jose Mourinjo nuk ka realizuar asnje gol dhe nuk ka dhene asnje asist. Barca vleresohet si favorite. Ajo eshte kampione ne fuqi dhe ka fituar kater El Clasico-t e fundit. Humbja nuk eshte opsion per katalanasit. Reali eshte duke kryesuar me nje pike dhe ne rast triumfi kete epersi do ta rriste ne kater pike qe per katalanasit eshte e papranueshme. Barca nuk do ta ndryshoje formacionin 4-3-3 me te cilin luan zakonisht. Skuadra kete edicion ka realizuar 1059 pasime te sakta me shume se cdo skuader tjeter ne pese ligat me te forta europiane. Kjo eshte hera e pare qe El Clasico luhet diten e hene. Per kete dite u vendos pasi dje u mbajten zgjedhjet rajonale ne Katalonje. Edhe kompanite televizive qe kane paguar shuma te medha per te siguruar te drejtat televizive kane kerkuar qe takimi te luhet te henen ora 2100. Ronaldo Pike deshmitar i golit tim te 200-te

Pasi eshte munduar ti hedhe uje zjarrit me deklaraten se mes tij dhe Mesit nuk ka asnje duel por jane vec spekulime te medias. Kristiano Ronaldo nuk i ka kursyer provokimet perpara El Clasico-s se sotem. Ai tha se do te ishte nje kenaqesi e vecante te shenonte perpara syve te Zherard Pikese me te cilin pati nje duel te forte nervash gjate miqesores Portugali-Spanje. Ne rast se 25-vjecari shenon kunder Barces atehere ky do te jete goli i tij i 200-te ne karrieren si profesionist. Do te me pelqente te shenoja perpara syve te Zherard Pikese. Dueli do te jete i forte pasi luajne dy skuadrat me te forta te Spanjes. Ne jemi ne krye por kjo nuk do te thote asgje gjithcka mund te ndodhe tha Ronaldo.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›