Peqini ben gjithcka 3 pike dhe 2 te kuqe
Ne Peqin protagonist i tri pikeve eshte bere sulmuesi boshnjak Altin Grbovic. Me golin e realizuar ne fundin e ndeshjes ai i ka dhuruar fitoren 2-1 ekipit te drejtuar nga Canaj. Takimi ka dhuruar nje loje te bukur me mjaft emocione por gjithashtu ka rezervuar edhe tre kartone te kuq dy per Shkumbinin dhe nje per Lacin. Peqinasit e kane mbyllur lojen me 9 lojtare por gjithsesi kane arritur tia dalin mbane ne nje sfide vendimtare. Ne fillim jane vendesit qe i afrohen disa here avantazhit me ane te Gjyles Nores e Veliajt por portieri mik Vashaku behet shpetimtar me pritjet e tij. Kur pritet goli i Shkumbinit nje top i humbur nga Kuli ben qe Hysa te perfitoje duke pasuar te Mile i cili kalon ne avantazh Lacin. Por pa kaluar as nje minute Kuli rikuperon gabimin dhe shenon nje gol mjaft te bukur. Kjo u jep zemer peqinasve te cilet hidhen me forca te shumta ne sulm. Fraksioni i dyte nis serish nen ritmin e vendesve. Por atehere kur mendohej se gjithcka po shkonte drejt nje barazimi eshte serish heroi i
limiteve Grbovic i cili me plot gojen mund te quhet shpetimtari i skuadres peqinase. Sulmuesi shenon me koke dhe ngre peshe stadiumin.
Nderkaq ne Shkoder mjafton nje gol i shpejte i Armando Vajushit qe Vllaznia te marre tri pike mjaft te vlefshme ne perballjen e djeshme me Kastriotin. Nje fitore qe ka mberritur pas nje loje te vaket e cila ne asnje moment nuk e ka kaluar ritmin mesatar. Ekipi shkodran pavaresisht se nuk ka arritur te shenoje me shume se nje gol ne asnje moment nuk e ka vene ne dyshim fitoren. Kuqeblute kane gjithashtu disa jave qe nuk pesojne asnje gol duke treguar se edhe ne repartin e mbrojtjes ku kane pasur me teper mangesi po permiresohen dita-dites. Ne gjashte takimet e fundit duke perfshire ketu dhe dy sfidat e kupes me Terbunin dhe Elbasanin Vllaznia nuk ka pesuar asnje gol.
Turneu ne Vlore kupa Pavaresia i buzeqesh Renoves
Dje ne qytetin e Vlores ne kuader te festes se Pavaresise eshte zhvilluar kupa Pavaresia me pjesemarrjen e kater ekipeve nga Maqedonia Kosova dhe nga Shqiperia. Ne kete aktivitet ishin te pranishem perfaqesues nga Federata Shqiptare e Futbollit kosovare dhe maqedonas. Kreu i Federates Armand Duka dhe kryebashkiaku i Vlores njekohesisht presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika ne fjalen e tyre u kane uruar suksese skuadrave pjesemarrese ne Kupen e Pavaresise. Besa e Shqiperise Renova e Tetoves Otranto e Ulqinit dhe Liria e Prizrenit ishin skuadrat pjesemarrese te cilat u perballen me njera-tjetren. Fitues i kesaj kupe do te shpallej ekipi maqedonas Renova teksa mundi ne finale 1-0 Otranton e Ulqinit. Gjithashtu golashenuesi me i mire i kesaj kupe do te shpallej lojtari i Renoves Emrullai i cili do te shenonte golin e vetem ne kete kupe pasi te gjitha ndeshjet do te perfundonin ne barazim me rrjeta te paprekura dhe do te fitonin me penallti. E vecanta e kesaj kupe ishte pikerisht fakti se dy takimet ne kohen e rregullt nuk shenuan asnje gol duke shkuar te 11-metershat.
Shkumbini-Laci 2-1
Shenues Kuli 23 Gerbovic 85/ Mile 21
Kartone te verdhe Mancaku 2 Gerbovic/ Buljan 2 Doku
Kartone te kuq Kuli Mancaku/ Buljan
Gjyqtare Artan Taullai/ Fatmir Elezi dhe Eduart Miho
Shkumbini Kotorri Arapi Kersteski Mujdragic Gjyla Pashaj Shenaj Gjondeda 68 Mancaku Veliaj Dervishi 68 Kuli Nora Gerbovic 20. Trajner Agim Canaj
Laci Vasahku Kastrati Doku Buljan Kaja avric Rexha 46 Mustafaraj Marashi Selimi 78 Shazivari Mile Hysa. Trajner Stavri Nica
Deklarata
Stavri Nica trajner i Lacit Prisja nje Shkumbin me te forte nisur edhe nga emrat qe ka por nuk ishte ashtu. Vec kesaj me duhet te theksoj se edhe sot arbitrat u bene protagoniste negative ne prishjen e bukurise se lojes.
Agim Canaj trajner i Shkumbinit Mendoj se djemte treguan karakter ne fushe. Pjesa me negative kane qene gjyqtaret te cilet duke perfituar nga ndershmeria me te cilen po luhet ne Peqin kerkojne ta shfrytezojne
per qellime vetjake.
Vllaznia-Kastrioti 1-0
Shenues Vajushi 8
Karton te verdhe Djarmati Hoxha
Gjyqtare Erjon Dobi/ Denis Koreshi dhe Ermal Barushi
Vllaznia Grima Smajli Rajovic Kukaj Jasic Nallbani Hasani Sykaj 65 Gocaj Danaj 80 Shtubina Shtubina 70 Vajushi Sinani. Trajner Mirel Josa
Kastrioti Halili Caca Shameti Hoxha 46 Leci Xhafa Djarmati Alvizh Grishi 33 Tepshi Alikaj Malaj 84 Babic Turdiu.
Trajner Ramazan Ndreu
Deklarata
Mirel Josa trajner i Vllaznise E rendesishme per ne ishte marrja e tri pikeve. Vertet fituam me nje rezultat te ngushte por na duheshin piket. Natyrisht qe lame per te deshiruar ne disa drejtime te tjera ne kete ndeshje. Sidoqofte ajo qe me kenaqi ishte moslejimi i hapesirave prapa qe mund te na ndeshkonin dhe kjo eshte pozitive. Sa per tifozet ata kane te drejte te mos jene te kenaqur sepse pervec fitores duan edhe loje te bukur.
Ndersa tekniku i Kastriotit Ramazan Ndreu nuk ka pranuar te prononcohet per kete ndeshje.
Java 13
Elbasani-Bylis 3-2
E.Dalipi 59 Sadiku 63 Radovic 92/ F.Xhafa 57 Bega 72
Tirana-Flamurtari 2-1
Pejic 24 Plaku 90/ D.Xhafaj 57
Shkumbini-Laci 2-1
Kuli 22 Gerbovic 83/ Mile 21
Vllaznia-Kastrioti 1-0
Vajushi 2
Sot
Teuta-Skenderbeu 1600
Neser
Besa-Dinamo 1300
Renditja
Ekipi ND P
1. Flamurtari 13 28
2. Skenderbeu 12 25
3. Dinamo 12 23
4. Tirana 13 21
5. Vllaznia 13 21
6. Laci 13 17
7. Shkumbini 13 17
8. Teuta 12 15
9. Kastrioti 13 14
10. Bylis 13 11
11. Elbasani 13 9
12. Besa 12 8
Leonard Karaj