E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo Kiev-Inter mund të mos zhvillohet?

Autoritetet shtetërore ukrainase kanë marrë një seri masash për të parandaluar përhapjen e virusit në vend. “Gjithçka që ka të bëjë me veprimtaritë futbollistike do të vlerësohet pas diskutimeve dhe konsultimeve”, ka deklaruar kryeministrja Julia Timoshenko.

Për momentin, janë 11të dyshuar si bartës të virusit dhe autoritetet kanë parashikuar masa në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej tre javësh. Prandaj, kjo mund të pengojë zhvillimin normal të mdeshjes midis Dinamos së Kievit dhe Interit.

Por kjo nuk është e vetmja ndeshje që rrezikon të mos luhet, pasi edhe takimi i parë i fazës së “play-off”-it për Kampionatin Botëror midis Ukrainës dhe Greqisë, e parashikuar për t’u luajtur më 18 nëntor në Donjetsk, mund të mos zhvillohet.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›