E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solyom-Topit: Opozita në Kuvend, me rëndësi

Kjo deklaratë e Presidentit hungarez, Laszlo Solyom, u bë sot pas një takimi në Tiranë me Presidentin Bamir Topi.

"Dëshiroj të vë në dukje se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave dhe besojmë se kjo është thjesht një çështje teknike. Nëse Shqipëria do të arrijë të përmbushë kërkesat, si ajo e pasaportave biometrike dhe siguria e kufijve, kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të verës së ardhshme", tha Presidenti Solyom.

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Topi, kreu i shtetit hungarez, vendi i të cilit do të mbajë Presidencën e radhës së BE-së në vitin 2011, vuri në dukje mbështetjen hungareze për integrimin e vendeve ballkanike, por çdo gjë sipas tij do të varet nga ecuria e përmbushjes së standardeve."BE do të dëshironte t'i integronte vendet e Ballkanit dhe e ardhmja e tij mund të bazohet në atë që ato duhet të bëhen anëtarë të BE-së. Kur Hungaria të marrë presidencën e radhës së BE-së, ajo do të ruajë pozicionin e saj në favor të zgjerimit, edhe pse mund të ketë shtete që hezitojnë ta mbështesin këtë zgjerim", u shpreh Presidenti Solyom.

Ai vlerësoi rolin stabilizues dhe moderator të Presidentit Topi për arritjen e  dialogut politik, ndërsa theksoi se "bashkësia ndërkombëtare e shikon të rëndësishme një funksionim normal të parlamentit në Shqipëri". Nga ana e tij Presidenti Topi pasi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Hungarinë i shprehu falenderimet Presidentit Solyom për qëndrimin e shtetit hungarez ndaj shtetit të ri të Kosovës.

 "Ndamë të njëjtin mendim se stabiliteti në Kosovë kontribuon në stabilitetin rajona. Sot, pas gati dy vjetësh nga pavarësia e Kosovës, lidershipi politik kosovar ka dhënë garanci për ndërtimin e një shteti multietnik", theksoi z. Topi.Presidenti i Republikës së Hungarisë, Lazlo Solyom nis sot një vizitë dyditore në Shqipëri, me ftesë të Presidentit shqiptar, Bamir Topi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›