E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo Kiev do talentin Vilfor HysaSulmuesi i Teutes. Hysa në shënjestrën e superklubit ukrainas. Menaxherët e klubit e ndjekin me Shpresat

Pas një jave pushim, sulmuesi i Teutës Vilfor Hysa të hënën do t’i kthehet stërvitjes, ndërsa do të jetë i grumbulluar me përfaqësuesen Shpresa, për ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë. Ai së bashku me Vilën dhe Milen përbënin treshen e sulmit durrsak, që gjatë kampionatit të kaluar vuri në vështirësi dhe skuadrat më të forta. Pas Vilës ai ishte golshënuesi i dytë më i mirë i Teutës, ndrësa shënoi tetë gola në kampionatin që sapo u mbyll. Sulmuesi 20 vjeçar është në vëmendjen e disa ekipeve të huaja, ndërsa mësohet që në ndeshjen e kombëtares Shpresa do të jenë tre menaxherë që do të ndjekin në stadium Hysën, por gjithashtu bëhet e ditur se sulmuesi është veçanërisht nën vëzhgimin e ekipit ukrainas Dinamo e Kievit, por edhe të dy skuadrave franceze.

- Hysa, mund të na tregoni diçka më shumë rreth lajmit, që mund të bëheni pjesë e Dinamo të Kievit?

- Ky klub ka disa kohë që është e interesuar për mua, madje në ndeshjen e 10 qershorit, menaxheri i kësaj skuadre ka bërë të ditur se do të vijë në stadium për të më parë më nga afër. Kështu që kam arsye dyfish për të bërë më të mirën, jo vetëm për të ndihmuar skuadrën, por edhe për të lënë përshtypje të mira tek menaxherët që do të më shohin në stadium. Do të ishte e hap i madh në karrierën time nëse do të realizohej ky kalim tek një skuadër me emër në arenën ndërkombëtare, siç është Dinamo e Kievit. Kjo është oferta më konkrete, ndërsa kanë treguar interes dhe disa klube në Francë.

- A keni mbështetjen dhe të klubit durrsak për këtë lëvizje jashtë vendit?

Besoj se nëse do të arrihet akordi për një lëvizje jashtë vendit, presidenti Hasanbelliu nuk do të bëhet pengesë. Ai gjithnjë na ka mbështetur, me qëllimin që të shprehim vlerat tona në fushë dhe se do të ishte i kënaqur për një karrierë dhe më të mirë jashtë vendit. Gjithsesi, nuk do të merrja asnjë hap pa u konsultuar dhe më të, sepse falë dhe Teutës unë kam dy sezone që luaj rregullisht dhe evidentohem në kategorinë superiore.

Një vit më parë ka qenë Tirana që kërkoi me insistim, që ju të riktheheshit tek bardheblutë. A keni sërish këtë sezon një ofertë nga ky ekip?

Ajo çka më intereson më shumë mua për momentin është që të luajë me një ekip jashtë vendit, nëse nuk realizohet kjo mundësi më pas do të vendos për ofertat që mund të vijnë nga ekipet këtu në Shqipëri. Gjithsesi, Teuta mbetet e para sepse nëse do të ruhej grupi aktual mua do të më pëlqente të vazhdoja të isha pjesë e këtij grupi, por ka ende kohë ndoshta në javët në vazhdim do të mësohet më shumë.

- Megjithëse me emra jo shumë të njohur, Teuta ka arritur të bëj një paraqitje të pëlqyeshme dhe të fitojë ndaj skuadrave më të forta…

- Ndoshta fakti që ne nuk kemi patur emra jo shumë të njohur na ka avantazhuar, pasi lojtarët janë vlerësuar të gjithë njëlloj nga trajneri Starova. Në formacion luante ai që punonte më shumë gjatë javës. Djemtë shkonin shumë mirë me njëri –tjetrin, teksa grupi kishte harmoni si në fushë dhe jashtë saj, gjë që na ndihmonte për të arritur rezultate. Një pjesë e skuadrës është shumë e re, kështuqë të gjithë punojnë shumë për t’u afirmuar dhe më tepër në kategorinë superiore. Ndoshta kundërshtarët na nënvlerësonin në fillim, por ne treguan se ishim një skuadër e fortë dhe që nuk kishim frikë asnjë skuadër.

E Diele, 31 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›