Gramozi në “qiellin e shtatë”Kolonjarët në histori, midis 12 më të mirëve të Shqipërisë. Skuadra e Ilir Qirjakos në Superligë, ashtu si Tirana e Dinamo

Dash Frashëri - Në një “Qemal Stafa” entuziast, tribuna të nxehta e me një zonë “VIP”- të dorës së parë, Gramozi shkatërroi 5-2 Bylisin në ndeshjen e dytë play-out, duke hyre për herë të parë në historinë e klubit modest në Kategorinë Superiore.
Një epilog i bujshëm i një aventure të pabesueshme. Gramozi në “qiellin e shtatë”, midis 12 më të mirëve të Shqipërisë, është një histori e madhe. E denjë për t’u treguar e rishkruar.
Ishte Gramozi, ai që befasoi brenda katër minutave të para Bylisin. Një pasim i zgjuar nga e majta i ish-lojtarit të Partizanit, brazilianit Jurandier Oliveia gjeti të lirë Bajollarin në zonë, i cili shënon, duke çuar në delir tifozerinë e shumtë kolonjare.
Avantazhi i shpejtë shokoi Bylisin, por megjithatë skuadra balshiote gjeti forca me Endri Bakiun, për të realizuar golin e barazimit në minutën e 18-të. Dhjetë minuta më pas me goditjen me kokë nga Alban Muça (28’), Bylisi kaloi në avantazh 2-1 me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Fraksioni i dytë i lojës, ishte i tëri nën dominimin e Gramozit. Trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako hodhi në fushë Leandron (në vend të Goçevskit) dhe Cacën (në vend të Islamit), ndërkohë që Kapaj futet në vend të Beshës për Bylisin.
Braziliani Leandro u shndërrua në një motor të mesfushës, duke shërbyer me zgjuarsi për vijën e patë të sulmit të Gramozit, e me topa në një harmoi perfekte me golashënuesin më të mirë të kolonjarëve, Dos Santosin. Në minutën e 73-të, erdhi edhe goli i shumëpritur i Gramozit, Ardit Shaqiri krosoi në zonë dhe Peçi i ardhur nga mbrojtja, goditi me kokë duke e zhytur topin në rrjetë. 2-2.
Teksa kohës shtesës së kohës së rregullt, i kishin mbetur edhe 120 sekonda lojë nga fërshillima e gjyqtarit Ervis Peza, në të 90+2’, Dos Santos u fut me shpejtësi në zonë dhe aty Polizoi Arbri i Bylisit, e pengoi brazilianin e Gramozit, duke shkaktuar 11 metërsh. Kryesori Peza akordoi 11-metërsh, por për habinë e të gjithëve, e anuloi atë pas një konsultimi me anësorin Koka, edhe pse Peza ishte më afër aksionit.
Vendimi i dhënies së penalltisë kthehet në faull jashtë zone, duke provokuar keq lojën. Shumë protesta nga ana e stafit dhe lojtarëve kolonjarë, por vendimi i gjyqtarit ishte përfundimtar për ta çuar lojën në shtesa.
Tridhjetë minutat shtesë ishin një spektakël më vete: tre gola për Gramozin në harkun e 20 minutave dhe një penallti e parealizuar nga Roland Nënaj kur rezultati ishte fiksuar 5-2 me Gramozin e duheshin edhe vetëm tri minuta lojë.
Në minutën e parë shtesë, 91, pas dy tentativave të Dos Santos dhe Shaqirit, topi shkoi në këmbët e Oliverës, i cili goditi rrafsh me tokën duke shënuar golin e tretë për Gramozin.
Pas dhjetë minutash, erdhi radha e Lenës, që pas një kombinimi të bukur me Oliverën brenda zonës, e përballë Mircelovskit e çoi topin atje ku portieri maqedonas i Bylisit nuk mund t’a arrinte kurrë. Shtesa e dytë ka kohë edhe për pak spektakël më shumë.
Minuta e 111-të, një kundërsulm i shpejtë i Gramozit dhe emblema e sulmit kolonar e një prej yjeve të padiskutueshme të Kategorisë së Parë, braziliani Dos Santos, e kthen “Qemal Stafën” në një fushë tragji-komedie, kur i vetëm përballë portës, e fut topin në mes të shalëve të Mircelovskit. Penalltia e humbur e Roland Nënajt për Bylisin ishte akti i fundit i ballshiotëve në këtë sezon.
5-2 dhe Gramozi në qiellin e “shtatë”. Në Superligë. Midis 12-të më të mirave të vendit. Me një tjetër mision. Atë të mbijetesës, por edhe me guximin për të synuar Europën...
Bylis-Gramozi 2-5
Shënues: Bakiu 18’, A. Muca 28’/ Bajollari 4’, Peçi 73’, Olivera 91’, Lena 101’, Dos Santos 111’
E shtunë, 30 maj 2009, ora 16:30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të Tiranës
Bylis: Mirselovski, A. Muça, Bedini, P. Arbri, Kule(Jiseke 50’), Hodo (Arapi 76’), G. Arbri, Dejan, Besha(Kapaj), G. Muça, Bakiu. Trajner: Gerti Haxhiu
Gramozi: Nuredini, Peç, Mata, Martins, Bajollari(Lena 67’), Goçevski(Leandro 46’), Shaqiri, Olivera, Dos Santos, Shupe, Islami(Caka 46’). Trajner: Ilir Qirjako
Gjyqtarë: E. Peza(Tiranë), E.Pjetrushi, G.Koka (Lezhë)
Kartona të verdhë: A.Muça, P. Arbri, Dejan, Kapaj, Bakiu, G. Muça, Olivera.
Golat
0-1. Goool Gramozi!
4’ Kundërsulm i shpejtë i kolonjarëve. Një passim i Oliverës nga e majta gjen të lirë Bajollarin në zonë, i cili shënon.
1-1. Goool Bylsi !
18’ Barazojnë ballshiotët pas një zbritjeje nga e djathta me anë të P.Arbrit, që gjen të lirë Bakiun në zonë, ky i fundit e shtyn topin në rrjetë.
2-1. Goool Bylisi!
26’ Dejan ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta e sulmit ballshiot. Topi gjen kokën e A. Muçës dhe Bylsi kalon në avantazh.
2-2. Goool Gramozi!
73’ Shaqiri kroson në zonë dhe Peçi i ardhur nga mbrojtja, godet me kokë duke e zhytur topin në rrjetë. 2-2
2-3. Goool Gramozi!
91’ Pas dy tentativave të Dos Santos dhe Shaqirit, topi shkon në këmbët e Oliverës, i cili godet rrafsh me tokën duke shënuar.
2-4. Goool Gramozi!
101’ Lena kombinon bukur me Oliverën brenda zonës dhe përballë Mircelovskit e çon topin atje ku maqerdonasi nuk mund t’a arrijë.
2-5. Goool Gramozi!
111’ Një kundërsulm i shpejtë i Gramozit dhe Dos santos i vetëm përballë portës, e fut topin në mes të shalëve të Mircelovskit.
DYSHIMET
90+2’ Dos Santos futet me shpejtësi në zonë dhe aty është P. Arbri që e pengon duke shkaktuar 11 metërsh. Akordon kryesori Peza, por pas konsultimit me anësorin Koka, vendimi kthehet në faull jashtë zone. Është fundi i lojës dhe ka shumë protesta nga ana e stafit dhe lojtarëve kolonjarë.
117’ Faull i rëndë i mbrojtësit A. Muça në dëm të brazilianit të sulmit kolonjar, Dos Santos. Mbrojtësi i Bylisit shpëton pa u ndëshkuar me kartonin e kuq pas asaj ndërhyrjeje “horror” ndaj brazilianit.
“Mirserdhe Gramoz!”
Gramozi në Kategorinë Superiore. Në “qiellin e shtatë”. Midis 12 më të mirëve të Shqipërisë. Në të njëjtin kompeticion me Tiranën, kampionen në fuqi e rekordmenen e Shqipërisë. Në garë me Dinamon e Vllazninë. Me skuadrat që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Një arritje historike e një ekipi të një qyteti të vogël, por që ndër vite ka ëndërruar për të qenë pjesë e futbollit të madh. Të paktën atij shqiptar. Mirserdhe Gramoz!
E realizuar në harkun e 12 muajve, historia e Gramozit përbën një rekord më vete. Gati unikal. Statistikat të ofrojnë një panoramë respekti për skuadrën e financuar nga kompania lider e karburanteve, “Taçi-Oil”, e njëjta që solli për të dytin vit rresht në harkun e shtatë muajve legjendën Milan në Shqipëri.
Në fundmajin e vitit të kaluar, skuadra kolonjare u ngjit në Kategorinë e Parë, duke mbërritur si kampione e Kategorisë së Dytë, pasi mposhti në finale nga gjuajtjet e penalltive Tërbunin e Pukës, duke dhënë sinjalet e para të një skuadre që synoi haptazi objektivin e madh, ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Në fundmajin e këtij viti, skuadra Ilir Qirjakos, e katërta më e mirë e Kategorisë së Parë, dhuroi spektakël në impiantin ndërkombëtar “Qemal Stafa”, duke shkatërruar pas kohës shtesë 5-2 Bylisin e Kategorisë Superiore, në një nga ndeshjet më emocionuese të play-out të këtij sezoni të stërgjatur.
Shtatë gola, një penallti të pa realizuar nga bashlliotët, por dhe një të anuluar me të pa drejtë për Gramozin nga anësori Pjetrushi, edhe pse kryesori Ervis Peza e kishte dhënë atë më parë, pikërisht në minutën e 90-të kohës së rregullt e kur rezultati ishte i barabartë 2-2, prodhuan emocion e krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin, ku vetëm shtatë më pas Shqipëria e “erës Kuzhe” do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos.
Gramozi u shfaq me tërë potencialin e një fuqie të rë ne futbollin tonë, me një virtuozitet në versionin “samba”, falë katërshes braziliane Marko dos Santos, Jurandier Oliveira, Leonard Martins, e Da Silva. Por, dhe forcës së kapitenit Hyserion Shupes, sigurisë në portë të Ervin Nuredinit e
barikadës së Evis Peçit, grintës së Ardit Shaqirit, fantazisë së Erion Islamit.
“Mirserdhe Gramoz!”
Marko Dos Santos, “këpuca e artë”
Sulmuesi i Gramozit, Marko dos Santos, fitoi “këpucën e artë” të Kategorisë së Parë. Bomberi brazilian realizoi 18 gola në 29 ndeshjet e aktivizuara, duke lënë dukshëm pas golashënuesin afrikan të Kastriotit, Xhanuari Ziambo, 14 gola. Dos Santos, një sulmues i shpejtë e më një nuhatje të rallë goli, mund të shndërrohet një garues i fortë për “këpucën e artë” të Superligës.
E pabesueshme, çfarë rokade!
Nuk kishte ndodhur kurrë që të binin direkt e pas ndeshjeve të play-out njëherësh katër skuadra nga Kategoria Superiore. Për më tepër që në gjirin e tyre, ishin edhe dy skuadra me tituj kampionë si Partizani (15) dhe Elbasani (2). Lushnja e Bylis kompletuan katërshen e rrëzuar nga Superliga, për t’u bërë vend, Laçit, Skënderbeut, Kastriotit e Gramozit.
Derbi i prefekturës Korçë
Edhe pse një Gramozi-Tirana apo Gramozi-Dinamo do të mbetet përjetësisht në statistikat e futbollit të Kategorisë Superiore, ai derbi i nxehtë, ai i përjetshmi, pa dyshim që do të jetë Gramozi-Skënderbeu. Një përballje e trefishtë midis dy skuadrave fqinje, që premton spektakël në fushë dhe adrenalinë të lartë në shkallët e tribunat të stadiumeve respektive.
KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2009-2010
Ekipet pjesëmarrëse
1. Tirana
2. Vllaznia
3. Dinamo
4. Shkumbini
5. Teuta
6. Flamurtari
7. Besa
8. Apolonia
9. Laçi
10.Skënderbeu
11.Gramozi
12.Kastrioti
Verdiktet e sezonit 2008-2009
KATEGORIA SUPERIORE
Kampione
Tirana
Kupa e Shqipërisë
Flamurtari
Ngjiten në Superligë
Laçi, Skënderbeu, Gramozi, Kastrioti
Bien nga Kategoria
Elbasani, Lushnja, Partizani, Bylis
KAMPIONËT E SHQIPËRISË
Kategoria Superiore
Tirana
Kategoria e Parë
Laçi
Kategoria e Dytë
Memaliaj
KATEGORIA E PARË
RENDITJA PËRFUNDIMTARE
1. Laçi 68
2. Skënderbeu 65
3. Kastrioti 63
4. Gramozi 54
5. Burreli 47
6. Dajti 44
7. Turbina 41
8. Ada 38
9. Luftëtari 37
10.Besëlidhja 37
11.Sopoti 37
12.Skrapari 35
13.Pogradeci 34
14.Bilisht S. 28
15.Tërbuni 27
16.Naftëtari 20
E Shtune, 30 Maj 2009