E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, Kuli: Derbi me Tiranen, i bukur"Rivalë për titull? Nuk dua të mendoj as për Besën e as për Tiranën"

Publikoje ne:

Jo çdo gjë shkon perfekt te Dinamo, kryesuesja absolute e Superligës. Ish-kapiteni i Besës, Bekim Kuli, u shpreh sërish i pakënaqur me aktivizimin e pakët të tij nga ana e trajnerit blu Shkëlqim Muça.

“Nuk është normale që jesh kapiteni i Besës e të përfundosh në stolin e Dinamos. Nuk jam i kënaqur me minutazhin e aktivizimit”. Kuli është aktivizuar në fakt, në të gjashta ndeshjet, por vetëm në fitoren 1-0 të Dinamos ka bërë minuta të plota, 275 minuta në total, 1 gol nw ndeshjen kundwr Kastriotit.

“Derbi me Tiranën? Do të jetë i vështirë, por i bukur. I ka të tria rezultatet. Rivalë për titull? Nuk dua të mendoj as për Besën e as për Tiranën. Kemi veten tonë”, - tha Kuli, i cili ka dalë kampion me Dinamon në sezonin 2007-2008, që përkon edhe me titullin e 17-të të bluve.

Numri i klikimeve - 4425
  E Merkure, 07 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›