Vllaznia, Rrustemi gati per Shkumbinin26-vjeçari Rrustemi është blerja e 12-të e Vllaznisë gjatë merkatos verore

Publikoje ne:
Vllaznia do të përforcohet me ish-mbrojtësin e Kombëtares, Blerim Rrustemi. Kosovari, i cili së fundi ka luajtur me Alkin në Qipro, do të mbërrijë sot në Shkodër dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Shkumbinit.
Trajneri Roland Luçi këmbënguli që të ketë nën urdhrat e tij Rrustemin më të cilin ishte i “dashuruar” ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç.
26-vjeçari Rrustemi është blerja e 12-të e Vllaznisë gjatë merkatos verore.
Interesant është një fakt, Rrustemi është lojtari i vetëm shqiptar që ka mundur të luajë me një skuadër braziliane Portuguesa (2001-2002), por dhe në Uruguai me Defensor Sporting (2002-2004).
Në karrierën interesante të ish-lojtarit të Borusia Muenchegladab II është edhe klubi kanadez Toronto Supra (2000-2001).
Numri i klikimeve - 4424
E Merkure, 07 Tetor 2009