Dinamo, Muça: Tirana? Kemi kohëPas gjashtë javësh, Dinamo e Tirana kanë krijuar një diferencë të qartë prej tetë pikësh në favor të bluve: Dinamo, 18; Tirana, 8.

Publikoje ne:
Dinamo nuk gabon asnjëherë. Katër transferta, asnjë humbje: 3 fitore, 1 barazim (me Vllazninë). Blutë kryesojnë të vetëm kampionatin me 16 pikë, 2 më shumë se Besa e vendit të dytë.
Trajneri Shkëlqim Muça pas fitores 0-1 me Laçin (gol i argjentinasit Malarkane): “Kemi marë një fitore që na gëzon. Jemi shkëputur dy pikë nga ndjekësi më i afërt, Besa. Kemi kohën e bollshme për të përgatitur derbin me Tiranën”.
Pas gjashtë javësh, Dinamo e Tirana kanë krijuar një diferencë të qartë prej tetë pikësh në favor të bluve: Dinamo, 18; Tirana, 8.
E Diele, 04 Tetor 2009