Tirana, Fortuzi, kandidati kryesor“Zogu”, një nga legjendat moderne të futbollit bardheblu drejtoi sezonin e kaluar Skënderbeun e Korçës

Publikoje ne:
Indrit Fortuzi është kandidati kryesor për të zënë vendin bosh të trajnerit të lënë nga ish-tekniku i Tiranës, kroati Ilija Lonçareviç.
“Zogu”, një nga legjendat moderne të futbollit bardheblu drejtoi sezonin e kaluar Skënderbeun e Korçës, skuadër më të cilën u ngjit në Kategorinë Superiore.
Kandidatë të tjerë të përfolur janë edhe Sulejman Starova (pa ekip) e Hasan Lika, ky i fundit i shkarkuar nga Vllaznia pas javës së 5-të.
Indrit Fortuzi (35 vjeç) është një nga ikonat e futbollit shqiptar (25 ndeshje me ekipin kombëtar, 1 gol).
Ish-sulmuesi i famshëm i Tiranës e Dinamos (në Shqipëri) ka qenë më parë edhe ndihmësi i boshnjako-kroatit Blaz Slishkoviç te bardheblutë në sezonin 2008-2009.
Fortuzi, i cili ka luajtur në Greqi edhe me Irakisin e Selanikut e Apollonit, ka licencen “UEFA B” të trajnerit.
Tirana ndodhet në një pozicion të “shëmtuar”, duke mbajtur vendine gjashtë me 8 pikë, 8 më pak se Dinamo kryesuse, me të cilën do të përballet në javën e 7-të.
E Diele, 04 Tetor 2009