Dinamo/ Saliaj Denimi i Blankos tendencioz
Trajneri i Dinamos Luis Manuel Blanko eshte denuar dy jave nga Komisioni i Disiplines per fyerje ndaj pankines ballshiote dhe veprime antisportive ne ndeshjen e se dieles me Bylisin. I menjehershem qe reagimi i administratorit te bluve Ismet Saliaj. Do ta apelojme kete vendim sepse eshte i padrejte. Ne jemi nder ata klube qe nuk ankohemi asnjehere ndonese na kane mohuar penallti teksa ishin dy flagrante ne ndeshjen me Bylisin. Na kane anuluar gol te paster per pozicion jashte loje si me Tiranen ashtu dhe me Bylisin e ne perseri nuk kemi folur. Sepse nuk jemi nga ata qe ankohemi thote Saliaj.