E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza oktapodi Pol ngordhi para finales se Boterorit

Duket se oktapodi Pol eshte bere protagonist edhe tani qe nuk eshte me i gjalle. Pas parashikimeve teper te sakta te cilat fituan vemendjen e te gjitheve gjate Kupes se Botes nje regjisor kinez dyshon per kohen kur ai ka ngordhur. Ndonese drejtuesit e akuariumit ku mbahej oktapodi bene te ditur lajmin se Poli kishte ngordhur diten e hene kinezi Jiang Xiao nuk eshte aspak dakord. Ai eshte duke bere nje film me titullin Kush e vrau oktapodin Pol dhe deklaron se ka mjaftueshem prova per te qene 70 i sigurt se Poli ka ngordhur qe para ndeshjes finale. Madje ai deklaron se ne parashikimin e sfides Holande-Spanje ka qene nje tjeter oktapod qe per fatin e mire te drejtuesve te akuariumit beri gjithashtu nje parashikim te sakte. Une kam kohe qe merrem me ceshtjen e oktapodit Pol dhe jam duke bere edhe nje film. Por nga provat qe kam jam 70 i bindur se ai ka ngordhur qe para ndeshjes finale te Kupes se Botes dhe jo pak dite me pare. U kam kerkuar shpeshhere informacione edhe personave qe kujdeseshin per te por gjithnje kane qene te frikesuar nga interesimi im. Mendoj se gjermanet jane tallur per nje periudhe kohe me te gjithe tha regjisori kinez Xiao. Nderkohe ne nje komunikate per shtyp akuariumi ne Oberhausen ka deklaruar se pretendimi i regjisorit nuk eshte aspak i vertete Pol ishte dy vjec e gjysme dhe kjo eshte nje moshe normale kur oktapodet ngordhin. Ai thjesht nuk jeton me dhe kaq. Ju sigurojme qe dita e tij e fundit gjalle ka qene e diela pasi te henen nuk ka qene me mes nesh. Maradona Humbem prej Polit

Duket se ka edhe nga ata qe e kane pritur mire faktin qe oktapodi Pol ka ngordhur. Maradona ne adresen e tij ne internet e shikon Polin si fajtor te eliminimit te skuadres se tij. Jam i lumtur qe ka ngordhur. Prej tij humbem Boterorin shkruhej ne profilin e Maradones ne Twitter. Ne fakt mendohet te kete shanse edhe qe te mos jene shkruar vete nga ish-trajneri i Argjentines. Nje rruge me emrin Pol

Ne ishullin e Elbes nje rruge do kete emrin Oktapodi Pol. Ky eshte vendimi i marre nga komuna e Kampos vetem nje dite pasi u deklarua se Poli kishte ngordhur. Gjithsesi sipas tyre kane nje arsye per te marre nje vendim te tille. Ata deklarojne se ai oktapod u peshkua pikerisht ne brigjet e ishullit te Elbes shtate muaj para se te dergohej ne Gjermani dhe te fillonte te bente parashikime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›