Ultimatum i lojtareve Nje jave afat per rrogat
Diten e djeshme 15 futbolliste te klubit kryeqytetas kane zhvilluar nje takim me shefin e klubit Rauf Dimraj.
Ata kane qene te irrituar nisur nga mungesa e marrjes se rrogave qe prej kater muajsh. Dimraj u ka shpjeguar lojtareve se parate jane peng i Federates Shqiptare te Futbollit dhe pavaresisht kerkesave te vazhdueshme per ti dorezuar ato kjo ende nuk ka ndodhur. Fillimisht futbollistet kane kercenuar se ata nuk do te luanin ne takimin e javes se nente kunder Teutes. Por me pas ultimatumi i tyre ishte se nese brenda nje jave kjo ceshtje nuk do te zgjidhet atehere ata do te bojkotojne stervitjen.
Mbledhja - Rreth ores 1015 te dites se djeshme 15 lojtare te ekipit bardheblu pa kapitenin Muka kane shkuar ne ambientet e klubit te Tiranes per tu takuar me drejtuesit e klubit. I pranishem ka qene shefi i klubit Dimraj nderkohe qe presidenti Refik Halili nuk erdhi. Lojtaret kane qene teper te irrituar nisur nga problemet financiare qe Tirana ka. Prej kater muajsh ata nuk po arrijne qe te marrin rrogat nderkohe qe jane paguar vetem 4 futbollistet e huaj te bardhebluve. Situata eshte acaruar ne mbledhje dhe lojtaret fillimisht kane lene kohe deri diten e premte per tu dhene rrogat. Ata kane marre shpjegimet e Dimrajt i cili u tregoi atyre se ishte Federata Shqiptare e Futbollit qe nuk po i dergonte parate per tua shperndare
lojtareve. Lojtaret bardheblu kane reaguar duke thene se ata nuk kane firmosur kontraten me federaten por me klubin e Tiranes.
Problemet - Lojtaret e Tiranes kane gati kater muaj qe nuk po arrijne te marrin rrogat e tyre. Per te zgjidhur kete ceshtje ne ndihme erdhi Bashkia e Tiranes e cila akordoi nje fond prej 100 milione lekesh te vjetra qe do te perdorej per rrogat e lojtareve. Por shuma e parave nuk u arrit te terhiqej. Para tre javesh klubi bardheblu i kerkoi FSHF-se qe te depozitonte ne nje numer llogarie bankare shumen e mbetur te cilen klubi e kishte perfituar nga UEFA pas pjesemarrjes ne paraeliminatoret e Liges Europiane ne sezonin e kaluar. Por pas 21 ditesh ende ne klub nuk eshte derdhur shuma prej 65 mije eurosh e mbetur ne institucionin numer nje te futbollit. Arkat e klubit jane bosh te Tirana ndersa futbollistet jane ne pritje te dhenies se rrogave.
Debatet ne mbledhje
Dimraj Ne i kemi kerkuar Federates Shqiptare te Futbollit te na dergoje parate per tu zgjidhur ky problem sa me pare. Kjo kerkese eshte nisur me pare. Vazhdimisht une shkoj aty per te perfunduar kete ceshtje. Nese ju nuk me besoni atehere zgjidhni nje perfaqesuesin tuaj dhe qe neser le te vije me mua ne federate e ta shikoje nga afer kete problem.
Lila Ne kemi familje. Ata presin nga ne. Kjo situate smund te vazhdoje keshtu. Asnjehere me pare ska ndodhur nje gje e tille.
Dimraj Me pare kane qene 4 aksionere ndersa tani ka vetem nje.
Osmani Ne do te presim edhe nje jave per te zgjidhur kete ceshtje. Do ta shtyjme afatin qe ishte e premtja. Por kerkojme qe kjo ceshtje te zgjidhet.
Dede Klubi i Tiranes po kalon momente te veshtira financiare. Ato mund te zgjidhen qe neser per dy jave ose per nje muaj. Une jam nga ana juaj. Por ju keto para keni per ti marre. Ne mos tani me vone keshtu qe eshte me mire te vazhdoni stervitjet. Aktualisht keto jane kushtet. Nese ju nuk doni te luani atehere thuajeni kete gje qe ne ta dime.
Nallbani Keshtu thua ti Por une cfare tu them kalamajve te mi ne shtepi qe kam kater muaj pa u paguar