Dinamo-Shkumbini ceshtje premiosh

Sezonin e kaluar Dinamo nen drejtimin e Shkelqim Muces kishte skuadren per te bere bis trofesh por ndersa fitoi menyre komode kampionatin titullin e 18-te ne historine e klubit blu u eliminua ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise nga Shkumbini pikerisht skuadra qe e mundi kater here ne pese ndeshjet midis tyre 3 ne kupe 2 ne kampionat e qe do te perballet te shtunen ne Qemal Stafa per javen e katert te Superliges.
Dinamo e drejtuar nga argjentinasi Luis Manuel Blanko pas deshtimit ne Ligen e Kampioneve kunder moldaveve te Sherif Tiraspolit ne finalen e Superkupes se Shqiperise kunder Beses dhe ne javen e pare te kampionatit kunder Flamurtarit duket se e ka gjetur veten pas fitoreve me Besen 2-1 ne Tirane dhe Teuten 2-1 ne Durres.
Blanko trajneri i katert argjentinas qe drejton Dinamon pas Paskulit Kabreros dhe Zuletes eshte i qarte per sfiden qe e pret aq me teper ndaj nje kundershtari qe pas nderrimit te ish-trajnerit Mirel Josa ka ne bankine Agim Canaj nje njohes i mire i Dinamos me nje kontribut te vecante ne fitimin e titullit te 17-te te bluve ne sezonin 2007-2008 te fituar ne fund nga Ilir Daja.
Pa mesfushorin e Kombetares Emiljano Vila por me tre kuqezinj te tjere te gatshem trajneri argjentinas ka ideuar nje formacion me sulm tredhembesh Bakaj-Martinena-Muzaka te gatshem per te shenuar ne porten peqinase te mbrojtur nga ish-portieri i Dinamos gjate tri sezoneve te fundit Elvis Kotorri.
Shkumbini vjen ne prezantimin e dyte rresht ne Qemal Stafa pas barazimit ne javen e pare me Kastriotin 2-2 pas nje fitoreje te rende 3-1 ndaj Skenderbeut ne Peqin pikerisht me tripleten e Bekim Kulit nje tjeter ish-lojtari te Dinamos gjate sezonit te kaluar. Kavajasi Kuli me kater gola te realizuar ne tri ndeshje eshte dhe golashenuesi me i mire per momentin i Superliges
Ne te dyja kampet ka optimizem se pari per nje loje cilesore duke pare dhe lojtaret qe kane ne dispozicion Blanko e Canaj por dhe vete futbollistet me deklaratat e tyre ne media kane krijuar nje atmosfere pozitive.
Ne viziten e fundit ne kryeqytet Shkumbini fitoi 1-0 ne Kupen e Shqiperise gol i Bakiut nderkohe qe ne te vetmen ndeshje te kampionati fitoi 2-1 perpara se te mundej ne Peqin 4-0 ne debutimin e Perparim Daiut dhe 1-0.
Cdo ndeshje luhet 90 minuta ka historine e saj pa lidhje me te tjerat. Do te kujdesemi qe te shtunen Shkumbini te mos fitoje per here te peste me Dinamon - tha trajneri i Dinamos Blanko i cili e vlereson Shkumbinin e sotem si nje skuader mjaft te forte.
Presidenti i ri i Shkumbinit Ylli Ndroqi ne serine e tij te premtimeve por dhe te shperblimeve dha 5 milione leke te vjeter per fitoren ndaj Skenderbeut ka dyfishuar shumen per fitoren ndaj Dinamos nje prej rivaleve me te forte ne kampionat 10 milione leke te vjeter. Megjithate bosi i Stardon shtoi Shkumbini ka kapacitetin e duhur per ta fituar jo vetem kete ndeshje por dhe shume ndeshje te tjera.
Mbrojtesi boshnjak i Shkumbinit Ahmed Mujdragic ne sezonin e tij te dyte me peqinasit theksoi se Dinamo do te jete nje kundershtar i veshtire por fitorja ndaj Skenderbeut u ka sherbyer shume ne aspektin moral. Do te perpiqemi qe me ane te lojes kolektive tu shkepusim pike dinamoviteve ne fushen e tyre.
Dy skuadrat do te hedhin ne fushe shume lojtare te huaj te pakten Dinamo do te paraqitet me Malarkanen Ambouret Putincanin dhe Martinenen nderkohe qe Shkumbini ka ne grupin e tij Kristevskin Mujdragicin Gerbovicin. Argjentinasi Martinena eshte dhe autori i golit te dyte te Dinamos ne fitoren 2-1 ndaj Teutes nderkohe qe per Shkumbinin ende nuk ka shenuar ndonje lojtar i huaj.
Ne 19 ndeshjet e luajtura ne Tirane nga sezoni 1999-2000 Dinamo ka fituar 17 prej tyre perfshire dhe nje 5-0 ne sezonin 2006-2007 nderkohe qe Shkumbini ka arritur te barazoje vetem dy here me te njejtin rezultat 0-0 ne sezonin 2005-2006 dhe ne sezonin 2002-2003.
NDESHJET E FUNDIT NE TIRANE
Sezoni 2009-2010
Dinamo-Tirana 2-1
Sezoni 2008-2009
Dinamo-Tirana 3-0
Dinamo-Tirana 3-1
Sezoni 2007-2008
Dinamo-Tirana 1-0
Sezoni 2006-2007
Dinamo-Tirana 5-0
Dinamo-Tirana 2-1
Sezoni 2005-2006
Dinamo-Tirana 0-0
Dinamo-Tirana 3-1
Sezoni 2004-2005
Dinamo-Tirana 2-1
Dinamo-Tirana 3-2
Sezoni 2003-2004
Dinamo-Tirana 2-1
Dinamo-Tirana 2-0
Sezoni 2002-2003
Dinamo-Tirana 0-0
Dinamo-Tirana 2-0
Sezoni 2002-2003
Dinamo-Tirana 0-0
Dinamo-Tirana 2-0
Sezoni 2001-2002
Dinamo-Tirana 1-0
Sezoni 2000-2001
Dinamo-Tirana 1-0
Sezoni 1999-2000
Dinamo-Tirana 3-0
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III
Te shtunen 18.09.2010
Dinamo-Shkumbini
Laci-Elbasani
Te dielen 19.09.2010
Skenderbeu-Vllaznia
Besa-Teuta
Flamurtari-Bylis
Te henen 20.09.2010
Kastrioti-Tirana
RENDITJA
1 Vllaznia 3 7
2 Flamurtari 3 7
3 Dinamo 3 6
4 Skenderbeu 3 6
5 Elbasani 3 5
6 Laci 3 4
7 Shkumbini 3 4
8 Tirana 3 4
9 Kastrioti 3 3
10 Besa 3 1
11 Teuta 3 1
12 Bylis 3 0
Golashenuesit
4 gola Kuli Shkumbini
2 gola D.Xhafaj Flamurtari Vila Dinamo Sadiku Elbasani Shkembi Skenderbeu Sinani Vllaznia Pejic Tirana...
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 17 Shtator 2010