Bylisi. Shkarkohet Spahiu vjen Ilievski

Ilir Spahiu nuk do te jete me trajneri i Bylisit duke ja lene vendin ish-trajnerit te Maqedonise Nikolla Ilievski.
Maqedonasi 55-vjecar u perzgjodh nga presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj pas tri humbjeve ne po aq ndeshje te Spahiut.
Bylisi humbi 3-2 me Vllaznine ne Lezhe 2-1 me Elbasanin ne Ballsh dhe 2-1 me Tiranen ne kryeqytet.
Ilir Spahiu behet keshtu trajneri i dyte i larguar gjate ketij edicioni pas Mirel Joses te shkarkuar nga Shkumbini.
Bylisi do te perballet ne javen e katert me Flamurtarin 7 pike te dielen ne Vlore por ne bankine do te jete ndihmestrajneri Meto i komanduar pasi Ilievski do ta nise zyrtarisht punen diten e hene.
Ndeshja e pare e Ilievskit do te jete ajo e javes se peste kur Bylisi do te prese ne shtepi Kastriotin.
Ne fakt Nikolla Ilievski nuk eshte fare i panjohur per ambientin sportiv shqiptar pasi ne gusht te vitit 2006 maqedonasi u perfol si trajner i Elbasanit te Arben Lazes por me pas ai u terhoq pa e deklaruar qarte arsyen.
SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE
Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java e 3-te
BylisiIlir Spahiu nga java 1-3 Meto java e 4-t Ilievski nga java 5-te.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 18 Shtator 2010