E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit Klicko makine parash

Dy vellezerit boksiere Vladimir dhe Vitali Klicko pervecse se jane kampione te pathyeshem ne ring jane shnderruar ne makina te verteta parash. Ukrainasit kane krijuar firmen e tyre KMG Klicko Management Grup ku menaxhojne gjithcka vete. Keshtu ata nuk u japin 35 te shumes qe ata fitojne promotoreve te tyre sic merr Don King diku tjeter. Ata ndajne nje te treten me drejtuesin e kompanise Bernd Bente nje ish-gazetar.

KONTRATAT
Klickot kane kontrata sponsorizimi dhe reklamimi me kompani te tilla si McFit Eunova preparate vitaminash Telekom dhe Mercedes. Secili nga vellezerit merr afersisht nga 2 milione euro ne vit. Nga cdo dyluftim nga dy te tilla per cdonjerin prej tyre ne vit ata marren nje pjese te mire te te drejtave te reklamave transmetimit televiziv dhe te shitjes se biletave. Per shembull ndeshja e fundit e Vladimir Klickos kunder Peter ne Frankufurt. Televizioni gjerman RTL pagoi rreth 3 milione euro. Te drejtat e transmetimit televizivi nderkombetar te ndeshjes 116 vende e transmetuan ate sollen rreh 500 mije euro. Ketyre u shtohen edhe marketimi i ndeshjes por dhe rreth nje milione euro nga shitja e biletave. E gjithe ndeshja shkoi ne vleren e 5 milione eurove nderkohe qe Klicko mori afersisht 3 milione. Me pjesen tjeter te parave u pagua kundershtari sigurimi i stadiumit 12 jave pergatitje per ndeshjen si dhe trajneri Emanuel Stjuard rreth 200 mije euro per ndeshje.

TAKSAT
Vellezerit Klicko me shumti boksojne ne Gjermani. Per ndeshjet en Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Los Angeles ata kane krijuar nje tjeter firme K2 nje bije e KMG-se. Makina e parave te Klickos punon gjithandej. Pervec boksimit ne ring vellezerit Klicko jane aktive edhe ne biznese te tjera konsultimesh financiare madje edhe ne fushen farmaceutike si ne rastin e kompanise qe kane ne Ukraine. Vladimiri ka sot rreth 20 milione euro ne llogarine e tij Vitali beri kater vjet pushim ka rreth 15 milione euro. Me 16 teto Vitali do te ngjitet serish ne ring kunder Brigs. Fitorja e radhes me nokaut shuma tjeter e parave te marra.

MENAXHIMI
Boksieret ukrainas te dy kampione bote ne versionet e tyre i menaxhojne vete dyluftimet e tyre

TE ARDHURAT
Ata arketojne rreth 8 milione euro ne vit ku vetem nga reklamat fitojne secili 2 milione euro ne vit

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 17 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›